LAJMI I FUNDIT:

Mal i Zi, marrëveshje në parim për qeverisjen e ardhshme

Mal i Zi, marrëveshje në parim për qeverisjen e ardhshme

Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviq konfirmoi sot në Washington se është arritur një marrëveshje në parim që t’i paraqitet presidentit emri i Miodrag Lekicit, i partisë Demos për të formuar qeverinë e re, por nuk dha hollësi të tjera.

“Kemi arritur në një marrëveshje le ta quajmë të deklaruar që kemi shumicën për qeverinë e re”, tha ai duke folur në Këshillin e Atlantikut në Washington ku ndodhet për vizitë.

Një këshilltar i zotit Abazoviq sqaroi për Zërin e Amerikës se emri i kandidatit për kryeministër të ardhshëm u paraqit pasi afati ishte fundi i ditës së sotme, por jo gjithçka është zgjidhur ende, kështu që asgjë nuk është ende përfundimtare. Partia Ura sipas tij, mbështeti dhënien e mandatit zotit Lekiç, por nuk e nënshkroi sepse kërkon të gjithë marrëveshjen dhe më pas të nënshkruajë.


Shumica parlamentare e dalë nga zgjedhjet e vitit 2020 vlerësoi sot në një konferenclë me gazetarë se është arritur marrëveshja për mandatarin e ri të qeverisë së Malit të Zi.

Një nga përfaqësuesit e koalicionit të Frontit Demokratik, Andrija Mandiq , njoftoi se partitë fituese të zgjedhjeve të vitit 2020 kanë rënë dakord që kryetari i Demos, ish-diplomati Lekiq, të ngarkohen me formimin e qeverisë së re.

Zoti Mandiq, pas një takimi ku morën pjesë përfaqësues të Frontit Demokratik, Demokratët, URA dhe partitë tjera më të vogla që janë në koalicion me ta, njoftoi se shumica e vjetër parlamentare ranë dakord për formimin e një qeverie të re.

Mandiq tha gjithashtu se qeveria e ardhshme do të krijohet në bazë të barazisë, sipas së cilës gjysma e anëtarëve të saj do të jenë nga radhët e URA, gjysma tjetër do të jenë ministra nga partitë e tjera dhe kandidati për mandat, Miodrag Lekiq, do të ketë një “votë të artë”.

Shtetet e Bashkuara janë thënë se nuk e shohin Frontin Demokratik si partner sepse ai nuk mbështet vlerat evropiane. Kjo parti u përmend gjithashtu në raprotin e fundit të SHBA-së për financimin nga Rusia të partive politike të huaja. Zoti Abazovic i pyetur për shqetësimet perëndimore rreth forcave pro-ruse, siguroi Uashingtonin se nuk ekziston asnjë mundësi për të bere dicka të gabuar në politikën e jashtme, por nga ana tjetër Fronti Demokratik është i përfshirë në bisedimet për qeverinë e ardhshme.

Qeveria e Dritan Abazoviqit , u rrëzua më 20 gusht, pasi parlamenti votoi në favor të mocionit të mosbesimit ndaj saj, që u ndërmor pasi kabineti votoi pro-marrëveshjes bazë me Kishën Ortodokse Serbe.

Partitë që kërkuan votëbesimin e qeverisë, thanë se e morën nismën për shkak të ndalimit të Malit të Zi në rrugën e tij drejt Bashkimit Evropian dhe shtimit të tensioneve ndëretnike në vend. Ata thanë se në vend që të ndjekë rrugën evropiane, qeveria po kryen eksperimente politike.

Kryeministri Abazoviç tha se kërkesa për rrëzimin e qeverisë nuk kishte të bënte me proceset europiane, por me marrëveshjen që qeveria e tij arriti me Kishën Ortodokse Serbe.

Marrëveshja me Kishën Ortodokse Serbe shkaktoi përplasje brenda koalicionit qeverisës që në fillim. Një pjesë e partive qeverisëse, theksuan se marrëveshja është kundër interesave kombëtare të Malit të Zi dhe nuk është në pajtim me kushtetutën dhe ligjet malazeze.

Në trend Botë

Më shumë
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Botë
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Tensione të reja në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

Tensione të reja në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

Serbia
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori