Makina më e shpejtë në botë, automjeti synon të thyejë rekordin deri në vitin 2020
Makina Bloodhound LSR është një kombinim i makinave të F1, aeroplanit të shpejtë dhe anijes kozmike.
Makina supersonike ka përfunduar tani fazën e saj të testimit me shpejtësi të lartë në Afrikën e Jugut, transmeton Telegrafi.
Quhet Bloodhound, dhe ata që e ndërtuan besojnë se së shpejti do të jetë makina më e shpejtë në Tokë.
Kjo makinë arriti shpejtësinë prej 806 km/h në shkretëtirën veriore të Afrikës së Jugut.
Por synimi i tyre është që të arrijnë shpejtësinë 885 km/h, ndoshta në javën e ardhshme.
Një ekip britanik po e teston atë në shkretëtirën Kalahari të Afrikës së Jugut. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























