LAJMI I FUNDIT:

Makijazh për zeshkanet

Makijazh për zeshkanet

Zeshkaneve në përgjithësi nuk u duhet shumë makijazh. Do të dukeni mirë edhe me zbukurim të paktë. Pak maskarë, vizatues për sy dhe shkëlqyes për buzë, do të mjaftojë që të shkëlqeni.

Ngjyrat e pasura dhe të ngrohta, si terakota, kanella dhe e kuqja e errët, do t’u përshtaten nga nuancat e ndritshme. Nuancat e ftohta ngjyrë roze, janë të ‘rrezikshme’ dhe u bëjnë të dukeni të larë. Nuancat pakëz më të errëta do të nxjerrin më të mirën nga zeshkanet dhe do të nxjerrin në pah buzët. Nëse ndjeheni aventureske, mund të eksperimentoni me nuanca të errëta të buzëkuqit rozë, por atëherë ekspozoni sytë për të shmangur dukjen e mërzitshme dhe jo të gjallë.

Vajzave me dukje dhe flokë të errëta më së miri u qëndron stili klasik ‘smokey eyes’ sesa biondeve, ndërsa mund ta teproni edhe me vizatuesin për sy dhe nuk do të dukeni keq. Por nga ana tjetër, bukur u rrinë edhe ngjyrat si mishi, kafe dhe ngjyrë bezhi. Ndërkaq, brunet me çehre më të çelët le të vendosin për ngjyrë kafe më të shndritshme, roze dhe nuanca ngjyrë pjeshke.


Zeshkanet me sy të kaltër duhet të shfrytëzojnë nuanca të ngrohta të hijeve, nëse dëshirojnë të arrijnë dukje natyrale. Zeshkanet me sy të kaftë mund ta marrin guximin dhe të zgjedhin ngjyra më të forta, si të kaltër ose vjollcë, e cila do të shprehë ngrohtësinë e syve. Femrat me dukje të çelët duhet të zgjedhin maskarë kafe, ndërsa atë me ten më të errët maskarë të zezë./Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

Moda
E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

Moda
Këto janë arsyet pse fëmijët tuaj janë të fshehtë dhe refuzojnë të ndajnë informacione nga jeta e tyre

Këto janë arsyet pse fëmijët tuaj janë të fshehtë dhe refuzojnë të ndajnë informacione nga jeta e tyre

Fëmija juaj
A e prishni agjërimin nëse vëni makijazh gjatë Ramazanit

A e prishni agjërimin nëse vëni makijazh gjatë Ramazanit

Këshilla dhe arsye
Nëse keni pika të bardha përreth syve nuk duhet assesi t’i “shtrydhni”: Me këtë metodë mund t’i eliminoni

Nëse keni pika të bardha përreth syve nuk duhet assesi t’i “shtrydhni”: Me këtë metodë mund t’i eliminoni

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Jennifer Lopez sjell një trend të rehatshëm dhe të lehtë për t'u veshur

Jennifer Lopez sjell një trend të rehatshëm dhe të lehtë për t'u veshur

Moda
Kalo në kategori