Makarona në formë kokrrash dhe bizele

Për katër persona nevojiten:▪ 400 g proshutë të prerë në kube ▪ 1 l supë pule ▪ 2 filxhanë makarona kokrra ▪ 250 g bizele të marinuar ▪ 120 g parmezan të grirë ▪ një qepë ▪ një lugë e vogël temjan ▪ 120 g borani të freskët ▪ vaj ulliri ▪ kripë dhe piperPërgatitja:
Në tenxhere ngroheni pak vajin e ullirit në temperaturë mesatare, pastaj fërgoni qepën e grirë, proshutën e prerë në kube dhe temjanin 3 – 5 minuta.
Pastaj shtoni supën e pulës dhe makaronat kokrra dhe zieni në temperaturë mesatarisht të lartë 7 – 10 minuta, duke e përzier vazhdimisht derisa brumi të zihet.
Përzieni bizelen e zier dhe parmezanin dhe përzieni derisa salca të bëhet në formë kremi.
Qitni kripë dhe piper sipas dëshirës, ndajeni në porcione dhe zbukurojeni me borani. /Telegrafi/


















































