LAJMI I FUNDIT:

“Majmunët” e Banksyt shiten për 11,1 milionë euro

“Majmunët” e Banksyt shiten për 11,1 milionë euro

Një pikturë e Banksyt është shitur në një ankand në Londër për 11,1 milionë euro – shifër rekord për artistin anonim britanik të njohur për veprat e tij provokuese.

Bëhet fjalë për pikturën ”Devolved Parliament” që ironizon Parlamentin britanik, ku deputetët janë paraqitur si shimpanze.

Rekordi i mëparshëm për një vepër të Banksyt kishte të bënte me veprën “Keep it Spotless” që në vitin 2008 u shit për 1,8 milionë dollarë.


“Sot bëmë histori”, komentoi spikeri i ankandit.