Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, në një intervistë të dhënë për Telegrafin, ka folur rreth konferencës së fundit të këtij Këshilli të mbajtur në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht.
Bregu theksoi se gjatë këtij aktiviteti të organizuar nga presidenca rumune në bashkëpunim me Këshillin Rajonal, një nga temat e diskutimit ishte për punësimin e të rinjve në Ballkan.
“Një nga temat është për të rinjtë, për mundësitë që i ofrojmë për të qëndruar, për t’u aftësuar, për t’u edukuar, për t’u punësuar në rajon dhe të mos marrin rrugën e largimit të gjithë për t’u punësuar në vendet e Bashkimit Evropian. Është mirë të ketë këso diskutimesh për të marrë se cilat janë modelet, dhe njëkohësisht për të dëgjuar të rinjtë dhe shqetësimin real përmes tyre. Kjo është çfarë ka ndodhur në konferencë”, ka thënë Bregu për Telegrafin.

Sekretarja e Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit, deklaroi se çdo qeveri është përgjegjëse për të hartuar politika për qytetarët dhe vendet e tyre, teksa shtoi se trendi global i punësimit tani ka ndryshuar.
“Të rinjtë në një trend global e kanë më të vështirë që të ndjekin format tradicionale të edukimit, të paktën ato që kanë qenë deri dikur të suksesshme për brezin tim. E kanë gati të pamundur që të gjejnë një punë, në rast se do të investojnë vetëm në studime, pa qenë kreativë se çfarë mund t’iu ofrojë atyre tregu i punës”, deklaroi ajo.

Duke folur për avancimin e teknologjisë, Bregu potencoi se teknologjia ka ndryshuar jetën e të gjithëve, dhe se është përgjegjësia e politikanëve që të investojnë më shumë në aftësimin e të rinjve.
“Në rast se ne vazhdojmë me skemat e vjetra të edukimit me të nxënit e të mësuarit përmendësh, pa u aftësuar dhe pa u trajnuar profesionalisht, nesër do të kemi më pak njerëz të aftë për të punësuar, sepse vendin e tyre do ta zënë makineritë, teknologjia.
Ne duhet të mundohemi t’i paraprijmë kësaj që po ndodhë, kjo është përgjegjësia e politikanëve duke investuar më shumë në aftësim, në trajnim të atyre që kanë një diplomë e nesër mund të mos jetë e vlefshme për tregun e punës, apo duke iu mundësuar të kenë platforma të përbashkëta, pra ide për biznes, për start up, të rinjtë nga vendet e ndryshme të i ndajnë idetë dhe të ndërtojnë më shumë mundësi punësimi, pra mbështetje për idetë inovative të cilat do të japin mundësi punësimi sesa forma aktuale e sistemit të edukimit”, ka theksuar Bregu.

Bregu konsideron se duhet të ketë më shumë investim në shkencë, teknologji, matematikë e inxhinieri.
Ndryshe në Bukuresht të Rumanisë është mbajtur konferenca “Si t’i përgjigjemi më mirë aspiratave evropiane të të rinjve në Ballkanin Perëndimor”, ku fokusi ka qenë tek të rinjtë, si dhe mundësitë që ata duhet të kenë në punësim e zhvillim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Trajkoviq: Milan Radoiçiq vazhdon të ushtrojë presion ndaj serbëve në Kosovë

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa