Ashtu siç edhe kishin paralajmëruar prej ditësh, Dafina Zeqiri dhe Majk kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.

"Më fal" mban titullin kënga e re, që ka bërë për herë të parë bashkë reperin me këngëtaren.


Kënga është e zhanrit R&B, dhe është punuar nga vet Dafina dhe Majku në Big deal Records.

dafina.zeqiri 269668080 592062192055834 480496771664529711 n

Ndërkohë për vargjet e tekstit janë kujdesur reperët Majk dhe Elinel.

"Më fal" vjen e shoqëruar edhe me një klip, i cili i përshtatet mjaft mirë tematikës së këngës.

Xhirimet e klipit janë kryer në Prishtinë nga produksioni Sekuencë Studio. /Telegrafi/