Nikko është një emër i ri që i është bashkuar skenës së muzikës hip-hop në vend.

Ai ka prezantuar së fundmi për publikun projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “Mahalla”.


Kënga është tipike hip-hop, e miksuar me zhanrin R&B, dhe tematika që trajton është largimi dhe malli për vendin e origjinës

elnikko  249839648 120440187075404 3144965576729760921 n Foto: Nikko/Instagram

Muzika është punuar nga Crips dhe Micbybenzi dhe Boxna Beats, gjersa për tekstin është kujdesur vet reperi interpretues.

“Mahalla” është vizualizuar edhe me një klip, skenat e së cilit përshkruajnë më së miri situatën që kënga trajton.

Ana vizuale i është besuar regjisorit Enis Nishori. /Telegrafi/