LAJMI I FUNDIT:

Mafia sulmon një stacion policie në Meksikë, vrasin tre policë dhe rrëmbejnë disa të tjerë – kishin lënë edhe një mesazh

Mafia sulmon një stacion policie në Meksikë, vrasin tre policë dhe rrëmbejnë disa të tjerë – kishin lënë edhe një mesazh

Organizata më e fortë kriminale në Meksikë sulmoi një stacion policie të mërkurën, duke vrarë tre policë, duke plagosur dy të tjerë dhe rrëmbyer katër zyrtarë, përfshirë një gjykatës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, sulmi i Kartelit të Jalisco u zhvillua në Villagrán, një komunë në Guanajuato, shteti më vdekjeprurës i Meksikës.

Të paktën 15 persona të armatosur hapën zjarr dhe hodhën një granatë në ndërtesë në orën 8:30 të mbrëmjes me orën lokale.


Mediat ndërkohë kanë identifikuar oficerët e rënë si Enrique Alfaro, José Trejo dhe Erendesis Villalpando.

Gjithashtu janë identifikuar tre nga katër viktimat e rrëmbyer si María Guadalupe, José Juan dhe Pedro Antonio.

Ndërsa disa imazhe të sulmit treguan tre policët e vdekur në vendngjarje.

Dëshmitarët i thanë gazetës meksikane El Financiero se sulmi zgjati afro 10 minuta.

Anëtarët e bandave i vunë zjarrin një traktori me rimorkio për të bllokuar autoritetet që të ndiqnin ata pas sulmit.

Autoritetet në komunën e Salamancës zbuluan një rrobë me një mesazh nga karteli që pretendonte përgjegjësinë për sulmin.

Sulmi i ngjashëm me luftën u bë një ditë pasi kryetari i Villagrán-it, Juan Lara Mendoza pretendoi se qyteti i tij ishte më i sigurti.

Të dhënat e qeverisë të publikuara në nëntor treguan se Guanajuato regjistroi 2,865 vrasje, shifër më e lartë midis 32 shteteve të Meksikës gjatë 10 muajve të parë të 2019-ës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Botë
Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Botë
Kalo në kategori