Organizatat kriminale shqiptare që veprojnë në Itali kanë rritur aktivitetin e tyre duke lidhur aleanca me grupet mafioze më të rëndësishme që veprojnë atje.
Këto deklarata i bëri sot në Tiranë Drejtuesi i Prokurorisë së antimafias italiane Federico Cafiero De Raho, i cili pati takime me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe Kryeprokuroren Arta Marku.
Sipas De Raho, forcimi i organizatave shqiptare ka ardhur dhe si pasojë e përfshirjes së tyre në ekonominë e ligjshme dhe lidhjeve me një pjesë të politikës. Ai u shpreh se mes dy vendeve ka një synim serioz për të mposhtur krimin e organizuar.
Intensifikimi i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë për të goditur grupet kriminale shqiptare që veprojnë në të dy vendet ishin në qendër të takimeve që kreu i Prokurorisë së antimafias italiane Federico Cafiero De Raho pati sot në Tiranë.
Ndër vite organizatat shqiptare kanë shtrirë aktivitetin në shumë zona të Italisë, nga Jugu deri së fundi në disa pjesë të Veriut, falë dhe lidhjeve të vendosura me grupet mafioze italiane, që nga Sacra Corona Unita, te Ndrangheta, gjë që i ka lejuar atyre të përfshihen dhe në trafikun e kokainës.
“Krimi shqiptar ka arritur një nivel të tillë zgjerimi në territor, pikërisht për shkak të aftësisë, jo vetëm për të administruar trafiqet e veta, por edhe për të lidhur aleanca me organizatat mafioze italiane, përveçse të hyjnë dhe në ekonominë e ligjshme dhe të kenë raporte me një pjesë të politikës”, u shpreh De Raho.
Për kreun e antimafias italiane është e qartë se të arrish në nivele të tilla do të thotë që kriminaliteti shqiptar nuk ka hasur në pengesa të forta në territor dhe se për disa vite, struktura të caktuara që duhet ta luftojnë nuk kanë funksionuar si duhet. Por shtoi ai “këtë vetëdije e hasëm sot te ministri i Brendshëm i cili ka ndërmarrë disa masa që janë një sinjal i qartë për të mposhtur krimn e organizuar. Ndërkohë që nga ana tjetër bashkëpunimi që po vazhdon mes autoriteteve gjyqësore dhe forcave të policisë mes Italisë dhe Shqipërisë dëshmon se ka një synim të qartë nga të dyja palët për të mposhtur krimin e organizuar shqiptar”.
Palët po kryejnë prej disa kohësh hetime të përbashkëta përmes grupeve të përbashkëta hetimore.
De Raho vlerësoi angazhimin e palës shqiptare sidomos në ruajtjen e sekretit, gjë e cila siç tha ai “është shumë e rëndësishme për besimin reciprok”. Ai e konsideroi si një instrument të rëndësishëm ngritjen e Task Forcës për goditjen egrupeve kriminale në Shqipëri apo dhe procesin e spastrimit të radhëve të policisë.
“Eshtë një sinjal i qartë për seriozitetin në luftën kundër krimit, sepse që të kesh rezultate është e nevojshme një strukturë e besueshme dhe të identifikosh njerëzit me besueshmëri”, u shpreh kreu i antimafias italiane.
Ai tha se mbetet ende shqetësim trafikimi i marijuanës drejt Italisë, duke theksuar se nisur nga rezultatet e vitit të shkuar kur numri i sipërfaqeve të mbjella u reduktua në mënyrë drastike, duket se ajo që po shkon ende drejt Italisë është sipas tij ajo pjesë e fshehur nëpër magazina”. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
BDI: Qeveria e partive me 1 për qind mbështetje ka kthyer mbrapsht çdo arritje historike me Kosovën
Raporti i KE-së: 10 për qind e qytetarëve të Tiranës ndihen të vetmuar, nën mesataren evropiane
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren – kërkohet paraburgim për të arrestuarin
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite