Portieri i Marokut, Yassine Bounou i njohur si Bono ka bërë një gjest të madh pasi fitoi çmimin ‘lojtari i ndeshjes’ në fitoren në çerekfinale të Kupës së Botës “Katar 2022” ndaj Portugalisë.

Përfaqësuesja e Marokut ka fituar me rezultat 1-0 ndaj Portugalisë në ndeshjen çerekfinale dhe ka siguruar një vend në gjysmëfinalen e madhe të garës.


Fitorja e afrikanëve erdhi pas golit të shënuar në minutën e 42-të nga sulmuesi Youssef En Nesyri dhe disa pritjeve të jashtëzakonshme të portierit Bono.

Lojtari i ndeshjes, çmim i cili ndahet pas çdo ndeshje nga FIFA, shkoi pikërisht për portierin maroken.

bono 1

Megjithatë, Bono, përveçse portier i madh, u tregua edhe njeri i madh duke bërë një gjest të jashtëzakonshëm.

Çmimin e fituar, Bono ia dhuroi bashkëlojtarit të tij, shënuesit të vetëm, En Nesyri dhe ky gjest i tij po vlerësohet lartë nga të gjithë. /Telegrafi/

telegrafi sport app