LAJMI I FUNDIT:

Macron: Vendimi për Golanin kundër të drejtës ndërkombëtare

Macron: Vendimi për Golanin kundër të drejtës ndërkombëtare

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se njohja e sovranitetit izraelit mbi Lartësitë e Golanit është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe vetëm rrit tensionet në rajon.

Përmes një kumtese nga Pallati Elysee bëhet e ditur se president francez Macron dje në Paris u takua me Mbretin e Jordanisë, Abdullah II. Në takim u theksua se të dyja vendet janë të vendosura të forcojnë bashkëpunimin dypalësh në luftën kundër terrorizmit.

Të dy liderët ranë dakord për rëndësinë e gjetjes së një zgjidhjeje politike për situatën në Siri dhe se në rast të mosgjetjes së një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse politike në atë vend nuk do të jetë e mundur të vendoset paqja.


Këshilli i Sigurimit dënoi njohjen e Lartësive Golan si territor izraelit
Lexo po ashtu Këshilli i Sigurimit dënoi njohjen e Lartësive Golan si territor izraelit

Gjatë takimit u diskutua edhe vendimi fundit i SHBA-së për njohjen e sovranitetit të Lartësisë së Golanit.

Trump zyrtarisht njeh sovranitetin e Izraelit mbi Rrafshnaltën e Golanit
Lexo po ashtu Trump zyrtarisht njeh sovranitetin e Izraelit mbi Rrafshnaltën e Golanit

“Presidenti francez Macron tha se njohja e sovranitetit izraelit mbi Lartësitë e pushtuara të Golanit është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe vetëm rrit tensionet në rajon”, thuhet në deklaratë.

Liga Arabe pritet ta kundërshtojë vendimin e SHBA-së mbi Rrafshnaltën e Golanit
Lexo po ashtu Liga Arabe pritet ta kundërshtojë vendimin e SHBA-së mbi Rrafshnaltën e Golanit

Presidenti i SHBA-së Donald Trump nënshkroi të hënën një deklaratë presidenciale me të cilën zyrtarisht njohu Lartësitë e Golanit si territor izraelit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Inteligjenca daneze: Rusia mund të nisë një luftë të madhe në Evropë brenda pesë viteve

Inteligjenca daneze: Rusia mund të nisë një luftë të madhe në Evropë brenda pesë viteve

Evropa
Rusia liron amerikanin e burgosur në atë që SHBA e quan hap drejt fundit të luftës në Ukrainë

Rusia liron amerikanin e burgosur në atë që SHBA e quan hap drejt fundit të luftës në Ukrainë

Amerika
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Zbulohet një fenomen i rrallë në hapësirë

Zbulohet një fenomen i rrallë në hapësirë

Botë
Armëpushimi do të përfundojë nëse Hamasi nuk i kthen pengjet deri të shtunën, thotë Netanyahu

Armëpushimi do të përfundojë nëse Hamasi nuk i kthen pengjet deri të shtunën, thotë Netanyahu

Azia
Kalo në kategori