LAJMI I FUNDIT:

Macron në Tiranë: Moment mjaft i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor

Macron në Tiranë: Moment mjaft i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka mbërritur në Tiranë në kuadër të zhvillimit të samitit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Macron u prit nga kryeministri Edi Rama dhe më pas pati një deklaratë për mediat.

Ai u shpreh se ndihej shumë i lumtur që kishte ardhur në Shqipëri. Presidenti nënvizoi se lufta në Ukrainë, integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, por edhe energjia, do të jenë çështjet që do të diskutohen.


Ndër të tjera, Macron vuri theksin se duhet punuar për një solidaritet brenda BE-së, në lidhje me integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Lufta në Ukrainë është çështje sigurie për të gjithë rajonin. Kemi që prej shkurtit, marsit duke punuar, por jam shumë i lumtur që sot jam në Shqipëri. Dua të falënderoj kryeministrin Edi Rama për këtë samit midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në një moment mjaft të rëndësishëm për ne në kuadër të presidencës çeke”, tha ai.

“Kemi projekte konkrete për të diskutuar, gjithashtu është e rëndësishme që të ketë solidaritet mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për energjinë dhe për procesin e integrimit të kësaj pjese në Bashkimin Evropian. Është e rëndësishme që të punohet drejt një solidariteti të mëtejshëm të mëtejshëm të thellimit të agjendës politike”, theksoi Macron. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Lajme
U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Lajme
KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori