LAJMI I FUNDIT:

Macron dhe Trump arrijnë përparim lidhur me taksën dixhitale

Macron dhe Trump arrijnë përparim lidhur me taksën dixhitale

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe homologu i tij amerikan Donald Trump, të hënën në mbrëmje janë pajtuar që të punojnë së bashku për të zgjidhur një mosmarrëveshje midis dy vendeve mbi taksën e shërbimeve dixhitale të Parisit.

Macron njoftoi se bisedimet mbi taksën e diskutueshme, për të cilën Zyra amerikane e Tregtisë tha se diskriminon padrejtësisht kompanitë e mëdha vendore nga sfera e teknologjisë si Google, Amazon dhe Facebook do të vazhdojnë në Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

“Diskutim i shkëlqyeshëm me Donald Trump mbi taksën dixhitale. Ne do të punojmë së bashku për një marrëveshje të mirë për të shmangur përshkallëzimin e tarifave”, ka shkruar Macron në Twitter, përcjell Telegrafi.


Franca në muajin korrik të vitit të kaluar nënshkroi Ligjin për Taksën Dixhitale, sipas të cilit parashikohet një taksë prej 3 për qind të zbatohet për të ardhurat nga shërbimet dixhitale të fituara nga kompanitë që kanë të ardhura totale vjetore prej 25 milionë euro nga Franca dhe 750 milionë euro në të gjithë botën. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kalo në kategori