Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, së bashku me sekretarin për marrëdhënie me jashtë, Kreshnik Ahmeti, këshilltaren Fëllanza Podrimja dhe asistenten ekzekutive Valë Gjonbalaj, kishin një takim me deputetë dhe zyrtarë të Partisë Social Demokrate (SPD) gjermane.
Në njoftim thuhet se qysh në fillim të takimit, deputeti i Bundestagut Metin Hakverdi deklaroi që SPD mbështet Lëvizjen VETËVENDOSJE! në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.
“Përgjatë diskutimeve të tyre, përfaqësuesit e këtij subjekti theksuan se Lëvizjen VETËVENDOSJE! e shohin si subjektin e vetëm i cili mund të sjellë ndryshimet e domosdoshme në Kosovë, që bazohen në zhvillim ekonomik dhe drejtësi. Kandidati për Kryeministër, Albin Kurti, u shpreh se Qeveria e ardhshme do t’i vazhdojë punët e mira të cilat kanë mbetur në gjysmë në mandatin e parë. Ai paraqiti programin qeverisës të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, i cili bazohet në dy koncepte themelore: Punë dhe Drejtësi”, thuhet në njoftim.
“Pas interesimit zyrtarëve të SPD për pengesat dhe sabotimet nga KQZ për procesin e votimit nga mërgata, Kurti i bëri thirrje mërgatës sonë që të votojnë masivisht dhe sa më parë, në mënyrë që votat e tyre të numërohet e ndryshimi në Kosovë të bëhet i mundur”, thuhet më tej.
Sipas njoftimit të Vetëvendosjes, “përfaqësuesit e SPD u zotuan që mbështetjen e tyre do ta japin edhe pas zgjedhjeve, kur Kryeministër të jetë Kurti, nëpërmjet subjektit të tyre, institucioneve gjermane dhe mekanizmave evropian, në mënyrë që të realizohet alternativa qeverisëse drejt krijimit të një shoqërie të drejtë e të zhvilluar për krejt”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici
I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu...
Sulmi ndaj KFOR-it, prokuroria rekomandon dy vjet burgim dhe 9 mijë euro gjobë për serbin Marko Dantiq
Gërvalla pasi e quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, reagon OVL e UÇK-së
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës