LAJMI I FUNDIT:

LVV kandidon me Arben Vitinë në Prishtinë dhe Adnan Rrustemin në Lipjan

LVV kandidon me Arben Vitinë në Prishtinë dhe Adnan Rrustemin në Lipjan

Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në zyrtarizmin e kandidatëve për kryetar komunash në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, po shkohet drejt shpalljes së kandidaturave finale nga të gjitha partitë politike.

Telegrafi ka mësuar se tashmë në Lëvizjen Vetëvendosje është vendosur që kandidat për Prishtinë të jetë Arben Vitia, aktualisht ministër i Shëndetësisë, i cili njëherit ishte drejtor i Shëndetësisë në komunën e Prishtinës.

Garë e nxehtë për Prishtinën - PDK, LDK, AAK dhe AKR zyrtarizojnë kandidatët e tyre
Lexo po ashtu Garë e nxehtë për Prishtinën - PDK, LDK, AAK dhe AKR zyrtarizojnë kandidatët e tyre

Telegrafi ka mësuar se edhe deputeti Adnan Rrustemi, e ish anëtari i KQZ-së, do të jetë kandidat për kryetar të Lipjanit.


Zyrtarizmi i këtyre dy kandidatëve dhe të tjerëve pritet të bëhet edhe nga organet e kësaj partie.

Ndryshe në Prishtinë, në garë për kryetar janë Përparim Rama nga LDK, Uran Ismaili nga PDK, Daut Haradinaj nga AAK e Selim Pacolli nga AKR-ja.

Në  Lipjan, kryetari aktual nga LDK-së do të ri-kandidoj për këtë pozitë përsëri.

Ndryshe, PDK, LDK, AAK kanë caktuar shumicën e kandidatëve për kryetarë të komunave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Kalo në kategori