Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje po insiston në hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër, që lidh Mitrovicën e Jugut, të banuar me shqiptarë dhe Mitrovicën e Veriut të banuar me serbë. Sipas tyre, kundërshtimet e faktorit ndërkombëtarë s’kanë asnjë bazë, andaj ura duhet të hapet për qarkullim për automjete dhe të sigurohet liria e plotë e lëvizjes.
Mirëpo, në Lidhjen Demokratike të Kosovës si dhe analist politik konsiderojnë se një veprim i tillë pa koordinim me aleatë, veçmas Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dëmtonte Kosovën.
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, thotë për kp se hapja e urës është elementare për lirinë e lëvizjes.
Po ashtu, sipas saj ura duhet të hapet edhe si simbolik e heqjes së elementit të fundit për ndarjen e veriut.
“Kundërshtimet nuk po duken që kanë bazë tashmë pas krejt ngjarjeve që kanë ndodhur në komunat në veri që mund të parandalojnë hapjen e urës. Hapja e urës në aspektin e lëvizjes së lirë paraqet një prej elementeve thelbësore për qytetarët e asaj ane. Gjithashtu edhe në aspektin e simbolikës së ndarjes që ka prezantuar ura është tejet pozitive që të hiqet edhe elementi i fundit i simbolikës së ndarjes së veriut. Është e pakuptimtë të shkohet deri në kufirin më verior të Kosovës dhe të mbetet një urë këtu që lidh qytetin jugun dhe veriun e Mitrovicës e mbyllur. S’ka kuptim dhe s’ka asnjë sens”, thekson Kusari-Lila.
Mirëpo, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, thekson se ura duhet të hapet, por në koordinim me aleatë.
“Nuk besoj se ka qytetarë në Republikën e Kosovës dhe ne si deputetë që nuk ka qejf me u hap ura e Ibrit. Mirëpo duhet koordinim me aleatë ndërkombëtarë, pasi falë tyre sot jemi këtu. Çdo herë kur jemi ulë dhe dakordu ne kemi fituar. Në këtë rast shpresoj që kryeministri mos të punojë në kokë në veti por të ulet dhe dakordohet”, deklaron Krasniqi.
Në anën tjetër, analisti politik, Arbnor Sadiku, thotë për kp se hapja e urës mbi Ibër do të jetë e vështirë, pasi KFOR-i mund t’i vendosë trupat e saj mbi urë dhe mund të jetë një situatë e palakmueshme.
Prandaj, sipas tij është e domosdoshme që paraprakisht të ketë një dakordim me aleatë dhe NATO që ura të hapet në një periudhë të përshtatshme.
“Sa i përket hapjes së urës mendoj se do të jetë e vështirë edhe pse është veprim legal dhe i mundshëm. Por problemi është se KFOR sigurisht do t’i vendosë trupat e saj dhe në rast se Kosova tenton të bëjë diçka të tillë atëherë do të vejë Kosovën para një situatë e cila nuk do të je të e lakmueshme”, thekson Sadiku.
Gjatë kësaj jave janë bërë testimet e fundit të fuqisë mbajtëse të urës së Ibrit, si hap para hapjes së saj për qarkullim të automjeteve.
Bashkësia ndërkombëtare ka kundërshtuar hapjen e urës së Ibrit, të cilët kanë kërkuar një diskutim të ri në dialogun Kosovë-Serbi për hapjen e saj.
Ndërkohë, pjesëtarët e komunitetit serb në veri kanë protestuar të mërkurën duke kundërshtuar hapjen e urës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet
Zjarri në Emshir, flet kryetari Rama
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
Dhjetëra persona kërkojnë ndihmë për evakuim dhe trajtim mjekësor, policia jep detaje për zjarrin në Emshir
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij
ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime