Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka komentuar çështjen e ministrit serb të Bujqësisë, Nenad Rikallo.
Lushtaku përmes një postimi në Facebook, ka thënë se drejtësia nuk duhet të zbatohet me standarde të dyfishta, duke përmendur rastin e Sami Lushtakut që u akuzua për një vrasje inekzistente dhe Sylejman Selimit që u dënua për një shuplake e shumë të tjerë që mbahen në burgje.
Ai ka shtuar se njerëzit që kanë udhëheq luftën si Kadri Veseli e Ramush Haradinaj, nuk duhet të lejojnë që një kriminel lufte që ka bërë krime mbi popullatën shqiptare të jetë pjesë e kabinetit qeveritar.
Postimi i tij i plotë:
Çështja e Rikalos
Ndonëse nuk kisha dashur asnjëherë që reagimi ime i parë si deputet të lidhet me këtë temë, por që mendoj se Drejtësia nuk duhet të zbatohet me standarde të dyfishta dhe pikërisht standardi i dyfishtë më ka prekur mua në palcë, familjen time dhe shumë familje tjera në Kosovë. Për të gjithë juve që ndoshta keni harruar:
Dua t’ua përkujtoj rastin e babës tim, Sami Lushtakut, u cili u akuzua e u fajësua për një vrasje inekzistente dhe për përgjegjësi komanduese, por falë Zotit u shpall i pafajshëm për këto akuza. Pastaj, Komandati i UÇK-së, Sylejman Selimi, u dënua për një shuplakë, dhe shumë të tjerë që mbahen në burgje padrejtësisht e të pafajshëm. Ndonëse kanë kaluar gati 20 vjet nga lufta dhe tmerret e saj që kemi përjetuar të gjithë. Kush më shumë e kush më pak, e dimë se çfarë kanë bërë regjimi serb në Kosovë, ku secila familje është dëmtuar qoftë në njerëz ose në pasurinë që ka poseduar.
Mua më kanë vrarë dajën e vetëm i cili la 8 jetima pas, rreth 100 banorë, civil të pafajshëm, të fshatit tim regjimi serb i vrau, ndër ta edhe kushëririn tim. Duke mbrojtur pragun e shtëpisë dhe nderin e tyre, regjimi kriminal serb vrau e më pas masakroi familjen Jashari. Dhe krime e barbari të këtilla duhet të dalin para drejtësisë. Një kriminel lufte, që ka një aktakuzë nga prokuroria e që shpallet fajtor nga organet e drejtësisë, as edhe një minutë nuk do ta përkrah qëndrimin e tij në Qeverinë e Kosovës, kushdo qoftë ai.
Edhe në rastin e të akuzuarit Nenad Rikallo, në bazë të vendimit përfundimtar që do të sjellin organet e drejtësisë, unë do ta përkrah atë verdikt. Unë besoj në organet e drejtësisë së vendit tim. Nuk dua të paragjykoj ose ndikoj vendimin e gjykatës, por i sipërpërmendur nëse është personalisht në ndonjë krim, ose ka pasur përgjegjësi komanduese, atëherë duhet të marrë atë që meriton sipas ligjit. Nëse ka fakte të pamohueshme që vërtetojë fajësinë apo të kundërtën për Rikallon, unë jam që të zbatohet drejtësia mbi të, jo pse është i etnisë serbe, sepse asgjë s’kam kundër serbëve, sepse s’jam racist, por të gjithë jemi qytetarë të Republikës së Kosovës, andaj edhe ligji duhet të vlejë njëjtë për të gjithë ne.
Drejtësia duhet të zbatohet pa asnjë lloj preference si dhe duhet të tregohet e pamëshirshme për ata që kanë bërë krime në Kosovë.
Inkurajoj organet e drejtësisë që të bëjnë punën e tyre konform infrastrukturës ligjore të vendit, dhe të vërë para drejtësisë të gjithë ata të cilët kanë tmerruar popullatën e pafajshme në Kosovë dhe ata që kanë bërë krime të marrin dënimin e merituar.
Duhet të bëhet e qartë para të gjithëve, edhe para Botës se kush ka qenë agresori e kush viktima në Kosovë. Drejtësia duhet të eliminojë mjegullnajën që mbizotëron ende në Kosovë fatkeqësisht.
Pa dashur të paragjykoj vendimin final të organeve të drejtësisë për rastin Rikallo, nëse ai shpallet fajtor, dhe paraprakisht ka pasur informata për të në përfshirje në luftën e Kosovës, çfarë t’u themi atyre që kanë bashkëpunuar dhe bashkëthemeluar organizata që kanë funksionuar lirshëm në Kosovë?
Besoj që njerëzit të cilët kanë udhëhequr luftën, duke qenë të gatshëm të sakrifikojnë gjënë më të shtrenjtë, jetën e tyre, përfshirë këtu edhe Kadri Veselin e Ramush Haradinajn, nuk do të lejojnë që një kriminel lufte që ka bërë krime mbi popullatën shqiptare të jetë pjesë e kabinetit qeveritar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t’i caktohet masa e paraburgimit

BFI: Dënojmë vendimin e Gjykatës Kushtetueses për nisjen e procedurës për deakreditimin e Medresesë Isa Beu

Gjykata e Lartë lë në burg Ilir Metën

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?