LAJMI I FUNDIT:

Lunaçek: Lojën për liberalizimin ende nuk e keni fituar

Lunaçek: Lojën për liberalizimin ende nuk e keni fituar

Raportuesja e BE-së për Kosovën, Ulrike Lunaçek në mbledhjen e parë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim, BE-Kosovë ka thënë se puna duhet të vazhdojë në Kuvend si nga ana e pozitës ashtu edhe opozitës.

“Çmoj shumë përfaqësuesit e të gjitha grupeve politike, shpresoj që të gjithë ju do ta vazhdoni punën në këtë Kuvend. Edhe vetë kam qenë në opozitë dhe shpesh nuk më ka pëlqyer çfarë ka bërë Qeveria por puna si parlamentar do të thotë se punët bëhen në mënyrë paqësore përmes dialogut për qytetarët tanë”, tha ajo.

Lunaçek ka thënë se javët që kanë kaluar kanë qenë inkurajuese për Kosovës, nisur nga Marrëveshja për Stabilizim-Asociim, pranimin e Kosovës në UEFA, marrjen e rekomandimit pozitiv për liberalizimin e vizave dhe së fundmi edhe pranimi i Kosovës në FIFA, njofton Klan Kosova.


Por sipas saj, akoma nuk është fituar lufta e Kosovës për liberalizimin.

“Lojën për liberalizimin ende nuk e keni fituar, Kuvendi duhet ta ratifikojë demarkacionin si dhe luftimi i krimit të organizuar”, tha Lunaçek.