Në fund të këtij viti është publikuar edhe një këngë e re nga Lumi B dhe Bardhi.

Bëhet fjalë për projektin e titulluar “Balenciaga”, të cilin e kanë sjell të kompletuar edhe me videoklip.


Dyshja e famshme e estradës vijnë me paraqitje të mahnitshme në bashkëpunimin e tyre të radhës.

Screenshot 18 5 Foto: Screenshot/YouTube

Teksti është shkruar nga vet artistët, kurse për producimin u përkujdes SBS Entertainment.

Nën drejtimin e Valon Azirit, kjo këngë tashmë gjendet e plotë në kanalin zyrtar në YouTube.

Screenshot 19 7 Foto: Screenshot/YouTube

Ky është dueti i tretë i Bardhit dhe Lumi B, pas projekteve “Qef” dhe “Ladies&Gentlemen”.

Ndonëse në zhanre të ndryshme, ata pëlqehen mjaft shumë nga publiku. /Telegrafi/