LAJMI I FUNDIT:

Lumezi propozon që armët e sekuestruara t’i jepen në përdorim Policisë

Lumezi propozon që armët e sekuestruara t’i jepen në përdorim Policisë

Këshilli Prokurorial i Kosovës sot ka zhvilluar mbledhjen e radhës ku është diskutuar për numrin e gjësendeve të sekuestruara dhe atyre të konfiskuara.

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi ka thënë se është i pakënaqur me numrin e konfiskimeve të gjësendeve të paligjshme.

Ai ka propozuar që armët e sekuestruara t’i jepen në përdorim Policisë së Kosovës.


“Sa i përket asaj që janë sekuestruar 600 armë të gjata dhe 700 armë të shkurta. Mendoj se duhet të flasim me Policinë e Kosovës që këto armë të mos asgjësohen por tu jepen atyre për përdorim, në mënyrë që të kursehet buxheti i shtetit. Nuk kemi rezultate konkrete te pastrimi i parave dhe financimi i terrorizmit”, tha Lumezi gjatë mbledhjes.

Në mbledhje u diskutua edhe për rastet e dhunës në familje, ku u propozua që këto raste të trajtohen nga prokurorë të specializuar, raporton Zëri.

“Kemi raste të shkeljes së urdhrave mbrojtës, në këto raste prokurorët duhet të ndërmarrin masa ndaj atyre personave që nuk i zbatojnë ato urdhra, pasi shkelja e këtij urdhri është vepër penale”, përfundoi kryeprokurori i shtetit.

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori