LAJMI I FUNDIT:

Lulzim Basha reagon pas shpalljes së kabinetit të ri qeveritar nga Edi Rama

Lulzim Basha reagon pas shpalljes së kabinetit të ri qeveritar nga Edi Rama

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas Asamblesë së Partisë Socialiste, ku kryeministri Edi Rama shpalli emrat e kabinetit të ri qeveritar për mandatin e tretë.

Përmes një shkrimi në faqen e vet në Faceook, kryedemokrati e cilëson kreun e qeverisë, Edi Rama shkatërrues të bashkëjetesës demokratike dhe përgjegjës për kriminalizimin e vendit, i cili sipas tij mund të recitojë për të gënjyer veten, por nuk gënjen dot shqiptarët për masakrën zgjedhore.

Për kreun e PD, OSBE/ODIHR vërtetoi se në 25 prill zgjedhjet nuk ishin të lira dhe demokratike dhe u shoqëruan me blerjen masive të votave dhe presionin ndaj votuesve.


Edi Rama prezanton përbërjen e kabinetit të ri qeveritar – këta janë emrat e ministrave
Lexo po ashtu Edi Rama prezanton përbërjen e kabinetit të ri qeveritar – këta janë emrat e ministrave

“Për Partinë Demokratike, raporti i OSBE/ODIHR nuk është vetëm konfirmim i asaj që ne kemi denoncuar dhe që shqiptarët kanë përjetuar prej këtij regjimi të korruptuar, i cili ka vrarë votën e lirë dhe bashkë me të demokracinë, por një udhërrëfyes për aksionin tonë brenda dhe jashtë vendit, për t’iu kthyer shqiptarëve të drejtën për të pasur një qeveri që buron nga vullneti i tyre i lirë, jo nga krimi dhe korrupsioni që e kanë lënë Shqipërinë në vend numëro për shumë gjatë”, shkruan Basha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori