LAJMI I FUNDIT:

Lukaku po kërkon të fitojë dy trofe këtë edicion me Interin

Lukaku po kërkon të fitojë dy trofe këtë edicion me Interin

Romelu Lukaku është futur në formë të shkëlqyer, teksa ka qenë vendimtar në një tjetër fitore të Interit.

Neroazzurët kanë triumfuar para adhuruesve të tyre me rezultat 4-2 ndaj Sassuolos, nënjë ndeshje ku Lukaku shkëlqeu me dy gola të realizar.

Sulmuesi belg ka folur pas ndeshjes duke thënë se është i lumtur me fitoren dhe tre pikët e arritura.


“Jam shumë i lumtur për fitore. Sa herë kemi luajtur në shtëpi ndaj Sassuolos, ata gjithmonë na kanë hapur probleme, vitin e kaluar humbëm. Trajneri na tha se ndeshja e sotme ishte e rëndësishme sepse mund t’i afroheshim kualifikimit në Ligën e Kampionëve”.

“Kemi fituar shumë ndeshje këtë muaj, po bëjmë mirë dhe duhet të vazhdojmë kështu. Fizikisht ka vend për përmirësim gjithmonë, ne jemi mirë, secili lojtar po jep më të mirë për ekipin”, tha Lukaku.

30-vjeçari po shpreson t’i fitoj dy trofe me Interin këtë edicion, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Italisë ku ndodhen në finale me Fiorentinën.

Trajneri i ri i Chelseat dëshiron që Lukaku të qëndrojë në Stamford Bridge
Lexo po ashtu Trajneri i ri i Chelseat dëshiron që Lukaku të qëndrojë në Stamford Bridge

“Duhet të përmirësohemi sepse ende mund të fitojmë dy trofe . Normale që dëshiroj të luaj të martën ne derbi, si gjithmonë. Por ajo që ka rëndësi është Interi dhe kur trajneri ka nevoje për mua unë jam aty”, u shpreh sulmuesi belg.

Reprezentuesi belg këtë edicion në 31 ndeshje zyrtare ka realizuar 12 gola e ka asistuar në pesë të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

La Liga
Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Liga e Kampionëve
Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Premier League
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Liga e Kampionëve
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori