Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku, është në kërkim të shënimit në ndeshjen e dhjetë radhazi në Evropë, duke ndjekur kështu rekordin e super yllit të Juventusit, Cristiano Ronaldo.

Futbollisti belg pritet të startojë ndaj Shakhtar Donetskut sonte (e martë) dhe mund t’i afrohet rekordit të portugezit, i cili ka shënuar në 11 ndeshje të njëpasnjëshme në Ligën e Kampionëve.


Lukaku deri më tani ka shënuar në nëntë ndeshje radhazi në garat evropiane, Ligën e Evropës dhe Ligën e Kampionëve.

romelui 1 e1603807089743 (Foto: Instagram/romelulukaku)

Nëse arrin të shënojë ndaj Shakhtarit, atëherë ai do t’i afrohet shumë rekordit të Ronaldos, të cilin mund ta barazojë, por edhe ta kalojë në ndeshjet e radhës.

27-vjeçari ka shënuar pesë gola në Serie A këtë sezon dhe dy të tjerë kundër Borussia Monchengladbachut në xhiron e parë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

telegrafi sport app