Luis Enrique pas sezonit historik: PSG është skuadra më e mirë në botë

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique ka lavdëruar fuqishëm skuadrën e tij pas sezonit të jashtëzakonshëm 2024/25, ku parisienët dominuan futbollin evropian.
PSG ishte larg skuadra më e mirë në botë, për ta fituar tripletën, atë duke mposhtur Interin me rezultat të thellë 5:0 në finalen e Ligës së Kampionëve.
“Ishte një sezon i mrekullueshëm, ne dominuam dhe jemi të lumtur. PSG është skuadra më e mirë në botë dhe kjo është e bukur. Është mentaliteti që kemi dhe që e pëlqejnë edhe tifozët”.

Enrique veçoi edhe paraqitjet e disa lojtarëve, duke përmendur nivelin e lartë të Ousmane Dembele gjatë vitit të kaluar:
“Duke parë nivelin e Ousmanes, është diçka shumë e bukur”, shtoi ai me krenari.
PSG nën drejtimin e Luis Enrique, shënoi sezonin më të suksesshëm në historinë e klubit, duke vendosur veten si forcën kryesore në futbollin botëror.
PSG në anën tjetër po synon ta ruaj titullin e kampionit të Evropës./Telegrafi/



















































