Këngëtari Gjon Karrica ka vizituar të mërkurën Kuvendin e Kosovës.

Ai është mirëpritur në ndërtesën parlamentare nga disa deputetë.


Në një sërë fotografish të publikuara në rrjetet sociale, këngëtari i njohur me nofkën ‘Lugati’ ka treguar se si ka shkuar vizita e tij atje.

lugatiofficial 329384163 584523073581044 8725472282342697517 n

Nga fotografitë, mund të shihet se Karrica është takuar me deputetët Haxhi Avdyli (Lista Guxo), Albana Bytyqi (AAK) dhe Pal Lekaj (AAK).

lugatiofficial 329678171 871133843951188 1756568070276368309 n e1675882832647

Ky i fundit e ka mirëpritur në takim ish-banorin e Big Brother VIP Kosova, teksa edhe i ka bërë një dhuratë në emër të parlamentit.

lugatiofficial 329412709 1209094253043142 6423459975598260664 n

“Sot isha për vizitë në Kuvendin e Kosovës, ishte një kënaqësi e madhe për një mërgimtar si unë të shoh një përmirësim kaq të madh në atdheun tim, Kosovën. Ju falënderoj gjithsecilit prej jush për kohën dhe mbështetjen tuaj. Ju dua. Shpresoj dhe besoj shumë se të gjithë bashkë mund t’ia dalim për ta çuar Kosovën në hapat e duhur për integrimin në shoqërinë evropiane”, ka shkruar ‘Lugati’ në Instagram.

329472084 1193326357991923 8716818685148002319 n

Krahas fotografive, Gjoni ka prezantuar edhe dhuratën e pranuar nga ish-Kryetari i Gjakovës – e cila ka qenë stilolapsë të gavruar me simbolet dhe emrin e Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/

lugatiofficial 329423760 6234666926585253 210248001906821036 n 1

329419237 591686625721590 2233567137074808035 n

329382175 709202264064314 7577550035512816169 n

329446530 194482283176423 7464538312431665973 n

lugatiofficial 329625682 1183210325732168 6216511854008392715 n