Luftëtarët e Hezbollahut iu afruan kufirit libanezo-izraelit
Disa pamje të publikuara në rrjetin social X duket se tregojnë luftëtarët e Hezbollahut që kanë arritur me motoçikleta tek kufiri libanezo-izraelit.
Siç thuhet, Izraeli ka filluar të qëllojë drejt tyre, transmeton Telegrafi.
Sipas pamjeve në internet, dhjetëra luftëtarë të këtij grupi ishin nisur me motoçikleta drejt kufirit. Videoja nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur.
Milicia libaneze pro-Iraniane Hezbollah ka reaguar lidhur me sulmin që nisi Hamasi në Izrael të shtunën por nuk deklaroi mbështetje për grupin, duke thënë se po "vlerësonte" situatën ndërsa ishte në kontakt të drejtpërdrejtë me udhëheqjen e Hamasit. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























