LAJMI I FUNDIT:

Lufta tregtare me Shtetet e Bashkuara, më në fund tërhiqet Kina

Lufta tregtare me Shtetet e Bashkuara, më në fund tërhiqet Kina

Nga lufta tregtare në mes të dy vendeve më të forta ekonomikisht është larguar Kina.

Shteti aziatik duket se ka lëshuar pe nga lufta tregtare me Shtetet e Bashkuara, duke njoftuar se ajo ka hequr disa tarifa të vendosura mbi mallrat amerikane.

Vendimi duhet të hyjë në fuqi sot.


Tarifat e hequra prekin misrin, grurin dhe disa pjesë të automjeteve. Të tjerat, për momentin do të vazhdojnë ashtu siç janë, kanë deklaruar nga Ministria e Financave të Kinës.

“Kina shpreson në bazat e barazisë dhe respektit reciprok, të bashkëpunojë me SHBA-në për të zgjidhur problemet dhe të promovohen zhvillimet e qëndrueshme të ekonomisë së të dyja vendeve”, thuhet në njoftim.

Tarifat e reja amerikane për importet kineze, duhet të hynin në fuqi të dielën.

Por, kjo masë është anuluar tani për tani.

“Ne do t’i fillojmë negociatat për marrëveshjen në fazën e dytë menjëherë, në vend se të presim deri pas zgjedhjeve të vitit 2020”, tha presidenti amerikan, Donald Trump. “Kjo është një marrëveshje e madhe për të gjithë”, shtoi ai.

Nëse tarifat e reja, do të kishin hyrë në fuqi, atëherë mallrat e prodhuara nga Kina, siç janë: telefonat, rrobat dhe lodrat, do të ishin bërë më të shtrenjta për amerikanët pikërisht përpara festës së Krishtlindjeve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Botë
Dodik merr thirrje nga Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës, thotë se nuk do të paraqitet - a do të ketë urdhërarrest?

Dodik merr thirrje nga Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës, thotë se nuk do të paraqitet - a do të ketë urdhërarrest?

Bosnja
Sërish situatë kaotike në Serbi, kësaj radhe para objektit të Komunës së Beogradit, qytetarët përfshihen në rrahje masive me sigurimin e objektit

Sërish situatë kaotike në Serbi, kësaj radhe para objektit të Komunës së Beogradit, qytetarët përfshihen në rrahje masive me sigurimin e objektit

Serbia
Turqia e gatshme të dërgojë trupa në Ukrainë nëse është e nevojshme

Turqia e gatshme të dërgojë trupa në Ukrainë nëse është e nevojshme

Botë
Pas rrahjes me sigurimin e Komunës së Beogradit, qytetarët dhe opozita konfrontohen me policë që tentojnë t’i arrestojnë

Pas rrahjes me sigurimin e Komunës së Beogradit, qytetarët dhe opozita konfrontohen me policë që tentojnë t’i arrestojnë

Serbia
Aleatët kryesorë të Trump mbajtën bisedime sekrete me kundërshtarët politikë të Zelensky - Timoshenkon dhe Poroshenkon

Aleatët kryesorë të Trump mbajtën bisedime sekrete me kundërshtarët politikë të Zelensky - Timoshenkon dhe Poroshenkon

Evropa
Kalo në kategori