Krizë tek ISIS, braktisje dhe vetëm 50 USD në muaj xhihadistëve. Ç’po ndodh me familjet shqiptare atje
Shifrat – Në luftime të drejtpërdrejta, sipas agjencive antiterror në Shqipëri, u përfshinë 70 shtetas nga vendi ynë dhe 20 prej tyre humbën jetën
Paga – Luftëtarët e mbetur tashmë paguhen vetëm me 50 dollarë në muaj dhe kjo është ajo me çka duhet të mjaftohen
Daci – Një tjetër rast është ai i imamit të Leshnicës, Almir Daci, i cili u vra në beteja të kota, i urdhëruar nga shefat e tij arabë të ISIS-it
Mariglen Mullai
Rreth katër vite më parë kur ethet e luftës në Siri, luftë e cila lindi si përpjekje për të rrëzuar regjimin shtypës të Bashar Al Assad, prekën dhe Shqipërinë, disa udhëheqës spiritualë, imamë të vetëshpallur nisën t’u bëjnë thirrje ndjekësve të tyre për xhihad luftarak. Në këtë pikë nuk mund të thuhet se e patën punën të vështirë, pasi për tokat e shenjta të Shamit (Siria) gjenden plot transmetime të cilat e bëjnë luftën detyrim për besimtarët myslimanë.
Nga ana tjetër premtimi për një shembje të shpejtë të Assadit u ndërthur me premtimin e një jete në një shtet ku do të sundojë ligji i Islamit, në një territor të shenjtë. Me fjalë të tjera ëndrra e çdo besimtari naiv, premtohej dhe më saktë shitej si realitet. Luftëtarit, në rrugën e Allahut, i takon me hak plaçka e luftës, e nuk kishte pse të ishte ndryshe edhe për vëllezërit që do të luftonin nga Shqipëria.
Po kështu edhe për predikuesit premtimet ishin të mëdha, pasi ndoshta në të ardhmen në një shtet islam edhe ata nuk do të ishin më ata predikuesit e vegjël të Tiranës ku për pak njohje e popullaritet nxituan të vetëshpallen e nuk patën as durim sa të përzgjidheshin prej KMSH-së.
Shqiptarët në luftë
Por sidoqoftë e vërteta, premtimeve të tyre u vunë veshin jo pak, por 70 persona të cilët u përfshinë direkt në luftime, e madje disa syresh morën pas edhe familjet. Ndër ta, deri në momentin që flasim 20 persona, patën fatin e keq të përballen me vdekjen. Fillimisht si luftëtarë pa eksperiencë, shqiptarët u përdorën si mish për top në misione vetëvrasëse pa asnjë mëshirë nga komandantët e ISIS. Me davaritjen e mjegullës së dalldisë kolektive edhe për shqiptarët e Sirisë filloi të vizatohej në sfond, një tjetër realitet, pa shumë lidhje me atë që kishin imagjinuar.
Sukseseve të bujshme të Shtetit Islamik u ka ardhur fundi dhe me territoret që po tkurren nga dita në ditë si pasojë e sulmeve të koalicionit, por edhe nga forcimi i pozitave të Assad-it, kushtet e mbijetesës në kalifat sa vijnë e bëhen më mizerabël. Rezervat në valutë të ISIS janë goditur rëndë me hedhjen në erë të një depozite prej 500 milionë dollarësh amerikanë, nga bombardimet e USA.
Luftëtarët e mbetur tashmë paguhen vetëm me 50 dollarë në muaj dhe kjo është ajo me çka duhet të mjaftohen. I kthjelluar për këtë realitet shqiptari Ervin Hasanaj tentoi t’i shmangej, por gjeti mizorisht vdekjen, i ekzekutuar nga të ashtuquajturit vëllezër. Një tjetër rast është ai i imamit të Leshnicës, Almir Daci, i cili u vra në beteja të kota, i urdhëruar nga shefat e tij arabë të ISIS-it, për të cilët të huajt mbeten thjesht ushtarë.
Familjet e disa prej të rënëve kanë mbetur gjithashtu brenda lakut të Shtetit Islamik, duke i shtuar kështu tragjedisë së vdekjes, një tragjedi tjetër, siç është ajo e ndarjes për një kohë të pacaktuar nga pjesa tjetër e familjes në Shqipëri.
Imamët përçarës
Në vazhdën e këtyre ngjarjeve ajo që të bën më shumë habi është lehtësia me të cilën disa prej këtyre imamëve të vetëshpallur, i konsiderojnë veprimet e tyre si totalisht legjitime (fetarisht). Duket se në mendjet dhe zemrat e tyre nuk ka asnjë brengë në lidhje me fatkeqësitë që mbollën me propagandën e tyre të sëmurë.
Në fakt, vdekja e mbi 20 personave dhe brengat e vuajtjet e dhjetëra të tjerëve janë gjynahe të mëdha, dhe pjesërisht të pamundura për t’u gjykuar nga një gjykatë, e rrjedhimisht për shkak të gënjeshtrave që ata shpërndanë në fund do jetë Zoti ai që do gjykojë ata mbi duart e të cilëve qëndron gjaku i 20 të vrarëve në Siri. Tashmë, të gjithë po shohin me këtë realitet, që iniciatorët e këtij zullumi, imamët e vetëshpallur, gjenden pas hekurave me dënime disavjeçare.
Pjesa tjetër e të gënjyerve të mbërthyer në zonat e luftës, e ka të vështirë kthimin në vendlindje, pasi përballen me dënime të rrepta me burg dhe familjarët e të vdekurve, do të kenë përjetë dhimbjen që të afërmit e tyre humbën jetën për një çështje të pavlerë. /Shqip/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Zhduket babai i tre fëmijëve në Shkodër, prej katër ditësh asnjë gjurmë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!