Seanca plenare e sotme e Kuvendit të Shqipërisë nisi me një minutë heshtje në nderim të viktimave që humbën jetën në Izrael nga sulmi i organizatës Hamas.
Numri i të vdekurve në Izrael nga sulmi në shkallë të gjerë nga lëvizja islamike Hamas është rritur në të paktën 1,200, shumica dërrmuese e të cilëve janë civilë.
Ndërkohë, Izraeli ka bombarduar Rripin e Gazës në përgjigje të sulmeve të grupit militant Hamas.
Më shumë se 1000 njerëz janë vrarë tani nga secila palë, pa asnjë shenjë ende të zbutjes së konfliktit, raporton skynews.
Ndërkohë, forcat e mbrojtjes izraelite kanë thënë se nga 1200 izraelitë të vrarë deri më tani – 220 kanë qenë ushtarët e tyre.
Theksojmë se konflikti është rindezur të shtunën pas sulmeve të papritura të Hamasit në Izrael.
Ndryshe, Izraeli po përgatitet të dërgojë forcat tokësore në Rripin e Gazës pas sulmeve disa ditore ajrore. /Telegrafi/