Rubrika “Të çmendur pas…” në “E Diell”, drejtuar nga moderatorja Luana Vjollca, ka pasur sot për protagonist kapitetin e Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana.
Duke ndryshuar tërësisht strukturë, rubrika është zhvilluar sot si një lojë mes moderatores dhe futbollistit të famshëm shqiptar, në mungesë të fansave.
Biseda ka nisur me një kërkesë të biondes simpatike për të bërë një intervistë ndryshe, me kapitenin e zhveshur, në ndryshim nga intervistat që ai ka dhënë deri tani, duke cilësuar rastin e një programi të njohur në Francë, ku kostumi i Canës u kthye në shembull për të gjithë futbollistët që e pasuan.
Sigurisht Loriku nuk ka refuzuar (kush e refuzon Luanën) duke thënë se nuk ka asgjë për të fshehur, por më pas vetë moderatorja ka thënë se bëhej fjalë për një shaka. Më tej të dy bashkë, janë ngritur dhe kanë bërë pasime me gju, ku Cana ka komplimentuar Luanën që ia doli të luajë aq mirë, megjithëse me taka dhe fustan të shkurtër.
I pyetur mbi pritshmërinë e tij për “Euro 2016”, Loriku ka thënë se “Duam të përfaqësojmë Shqipërinë në mënyrën më të mirë. Shqiptarët për herë të parë këtë vit nuk do ta pyesin më njëritjetrin se me kë janë, pasi tashmë ata kanë skuadrën e tyre aty”, ku ka theksuar se pjesëmarrja në këtë kampionat, është momenti më i rëndësishëm i karrierës së tij.
“Pa diskutim, është momenti më i rëndësishëm i karrierës sime. Fryti i një pune 14vjeçare, që në 2002 kur u bëra pjesë e Kombëtares. Sepse unë tani po hy te ‘pleqtë’ e futbollit dhe e kisha ëndërr që prej nisjes pjesëmarrjen në ‘Europian’ me skuadrën kuqezi”. B
Biseda ka vijuar më tej me pyetje ngacmuese, përmes të cilave zbuluam se Lorik Cana nuk këndon kurrë në dhomën e zhveshjes, se ka një pagë ‘të mjaftueshme’, apo se tani që është i martuar vajzat e ngacmojnë më pak se më parë.
Loriku ka thënë gjithashtu se bashkëshortja e tij është xheloze, ndaj dhe ai nuk ndjek shumë vajza në rrjetin social Instagram, pas ngacmimit që i bëri vetë Luana, duke i thënë Pse nuk më ndjek ti mua. Pyetjes së 25vjeçares, se ‘kë do të puthje në këtë dhomë’, kapiteni iu përgjigj “Zgjedhja e parë do të jesh ti, ty do të të puthja”.
Ai zbuloi gjatë intervistës edhe taktikën e meshkujve shqiptarë për t’i bërë femrat për vete, duke i thënë ‘pi pak’.
Në fund pasi deklaroi se skuadra me të cilën do donte të mbyllte karrierën e tij si futbollist ishte Kombëtarja jonë, Cana foli edhe për fotot nudo, të cilat i kishte parë edhe Luana.
“Të kam parë”, tha moderatorja, duke pasur nevojë për sqarimin e Canës pas kësaj fjalie, i cili i kërkoi asaj të saktësonte që ka parë fotot.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Bebe Rexha shkëlqen me dukjen në eventin bamirës në Emiratet e Bashkuara Arabe me kreacion të stilistit shqiptar

Momenti kur banorët vërejnë mungesën e Gjestit pas tentativës për arratisje

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Momenti kur banorët vërejnë mungesën e Gjestit pas tentativës për arratisje

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

"Mu ngushtua për brenda zemra, desha të ikja", Gjesti diskuton me Eglin pas momentit kur dyshohet se tentoi të arratisej nga BBVA

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?