Luan Krasniqi publikon foto me Muhamed Aliun: Jam i prekur thellë nga ky lajm (Foto)

Boksieri legjendar shqiptar, Luan Krasniqi, ka postuar një fotografi me Muhamed Aliun nga rinia e tij e hershme si boksier.
Luani ashtu si e gjithë bota e sportit nuk e priti mrië lajmin e vdekjes së legjendës së boksit, Muhamed Ali, shkruan Telegrafi.
“Nuk e kanë quajtur kot atë më të mirin në histori”.
“Ai nuk ishte vetëm një sportist i jashtzakonshëm, ai ishte një njeri fantastik. Lajmi për vdekjen e tij më ka prekur thellësisht”, u shpreh Luani në një postim në Facebook.
Luani ashtu si Aliu kanë garuar në kategorinë e rëndë të boksit. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
04/06/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































