Ish-reprezentuesi i Shqipërisë, Azdren Lullaku, i lindur në Istog të Kosovës, por që ka luajtur shumë vite të karrierës dhe luan ende në Rumani, ka folur para përballjes së sotme me Rumanisë dhe Kosovës në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.
Kosova është mysafire e Rumanisë në ndeshjen e vlefshme për Grupin I, e cila pritet të zhvillohet në “Arena Nationale” me fillim nga ora 20:45.
Vendasit po përgatiten për një duel të zjarrtë në shtëpi, pasi barazuan me Izraelin 1-1 dhe u duhet një fitore për të konsoliduar pozitën e dytë në renditjen e grupeve, por edhe Dardanët do luajnë për fitore, të cilët janë të detyruar të fitojnë për të ruajtur shanset për kualifikim, pas barazimit 2-2 me Zvicrën.
35-vjeçari nga Istogu, Azdren Llullaku, i cili ka luajtur me Kombëtaren Shqiptare, ka folur për mediumit “Sport.ro” për duelin e sotëm duke prekur të gjitha pikat, e të dyja ekipeve përfaqësuese.

Si mendoni se do ta trajtojë Kosova ndeshjen? Si një ndeshje gjithçka ose asgjë? A shpresojnë ende për kualifikim?
Padyshim që Kosova po vjen për fitore, përndryshe nuk ka shanse për t’u kualifikuar, kështu që do të luajë shumë hapur dhe në sulm.
Barazim me skuadrat që luftojnë për kualifikim, por edhe dështim dhe barazim me Bjellorusinë dhe Andorrën përkatësisht. Pse mendoni se Kosova është jokonsistente në rezultate?
Asnjë ndeshje nuk është e lehtë, çdo skuadër mund të marrë një pikë ose tri pikë me njëra-tjetrën, prandaj mendoj se ka këtë mospërputhje në lojën e tyre.
Krasniqi dhe Rrahmani, të dy lojtarë të rëndësishëm për ekipet e rëndësishme në Ligën e Rumanisë, janë rezervë për kombëtaren. Çfarë thotë kjo për Kosovën?
Kosova ka një skuadër me lojtarë shumë të mirë, ata kanë vite që po e dëshmojnë vlerën e tyre në kampionate të mëdha. Krasniqi dhe Rrahmani janë lojtarë shumë të mirë, por atyre u duhet ende kohë për të fituar përvojën e nevojshme.
Duke folur për Rrahmanin, çfarë mendoni për fillimin e tij në Rapid? A e shihni atë duke fituar titullin e golashënuesit më të mirë këtë sezon?
Fillimi është shumë i mirë, ai ndihmohet shumë edhe nga shokët e skuadrës. Jam shumë i lumtur për të dhe shpresoj të jetë golashënues, por vetëm me punë dhe seriozitet do të arrijë një gjë të tillë.
Ju e njihni shumë mirë Darius Olaru, keni qenë bashkëlojtarë në Medias. Mendoni se e meriton të jetë titullar duke pasur parasysh formën që po kalon?
Darius për mua është lojtari më i mirë në Rumani për momentin, shumë serioz, punëtor, gjithmonë i uritur për të arritur sa më lart dhe për të fituar, cilësi që jo shumë i kanë.
Çfarë dallimesh keni vënë re mes Kosovës në pjesën e parë të vitit, me Alain Giresse si trajner, dhe Kosovës tani, me Primoz Gliha?
Vetëm rezultatet. Për të tjerat e di që janë dy trajnerë shumë të mirë, por duket se kanë rezultate më të mira tani, nën komandën e Primoz Glihës.
Në cilën fazë mendoni se Kosova është më e mira në krahasim me Rumaninë?
Mendoj se sulmi është një pikë shumë e mirë për Kosovën dhe mbrojtja me kapitenin e Napolit.
Ju pëlqeu ndonjë rumun në ndeshjen me Izraelin?
Alibec shënoi, ndaj detyra e tij si sulmues u krye. Ndryshe, sinqerisht nuk e shoh urinë e nevojshme për ndeshje dhe gola të tillë.
Kush mendoni se mund të bëjë ndryshimin në Rumani – Kosovë?
Për Kosovën Muriqi është sigurisht një sulmues i vlefshëm, kurse për Rumaninë pres një Alibec po aq të mirë dhe shpresoj ta shoh edhe Olarun në fushë.
Cila mendoni se është pika e dobët e Kosovës?
Pika e dobët mund të jetë vetëm fakti se ata kanë absolutisht nevojë për fitore, ndaj Rumania do të ketë hapësirë për të kundërsulmuar.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Messi rikthehet me një gol të bukur, udhëheq Inter Miamin drejt çerekfinales të Concacaf Champions Cup

Spanja po ia merr Italisë një vend, është afër të sigurojë dërgimin e pesë ekipeve në Ligën e Kampionëve

Doncic shënon numrin rekord të pikëve për Lakers, Curry bën historinë me numrin e trepikëshave

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Doncic shënon numrin rekord të pikëve për Lakers, Curry bën historinë me numrin e trepikëshave

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës