“Nuk presim incidente, sepse shkojmë në një protestë të qetë dhe do të ishte e kuptueshme sikur edhe VMRO-DPMNE të përmbahet nga çfarëdo lloj provokimi”, thonë nga LSDM-ja për të shtuar se rreth protestës me kohë janë njoftuar organet kompetente, transmeton “Alsat-M”.

Ndërkohë që protestuesit e LSDM-së opozitare kanë filluar të mblidhen para qendrës tregtare Ramstore, me qëllim që të nisen të organizuar kah selia e VMRO-DPMNE-së.


Protestuesit po brohorisin “Kujdes njerëz, po bie Qeveria” dhe “Ua vjedhës, na ktheni shtetin”.

Lideri i opozitës maqedonase, Branko Crvenkovski, pritet t’u drejtohet të pranishmëve para selisë së VMRO-së.

Siç raporton “Zhurnal”, deri në këto momente nuk ka incidente. Para selisë së VMRO-DPMNE-së ka një numër të madh të forcave policore. Qasja deri tek vendi para selisë së kësaj partie është vështirësuar, ndërsa të gjitha kalimet deri atje janë bllokuar nga ana e policisë. /Telegrafi/