LAJMI I FUNDIT:

LSDM, BDI dhe Lëvizja Besa e kanë nënshkruar iniciativën për referendumin në Maqedoni

LSDM, BDI dhe Lëvizja Besa e kanë nënshkruar iniciativën për referendumin në Maqedoni

Partitë e shumicës parlamentare në Maqedoni kanë nënshkruar iniciativën për referendumin për çështjen e emrit në Maqedoni, ndërsa tani pritet edhe përgjigjja e partive tjera, një ndër ta OBRM-PDUKM-së, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Partitë politike në Maqedoni janë në pritje që të mbyllet mbledhja e grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së dhe të njejtëve të ju ofrohet iniciativa për ta nënshkruar.

Takimi i deputetëve të partisë më të madhe opozitare ka filluar në ora 10:00.


Përndryshe, referendumi do të mbahet më 30 shtator ndërsa pyetja që do të ju drejtohet qytetarëve është: “A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”.

Referendumin do të duhet ta organizojë Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoni me kryetar, Oliver Derkoski. /Telegrafi/