Joachim Low ka përjashtuar mundësinë për tu bërë zëvendësues i Zinedine Zidane në stolin e Real Madridit.

Zidane befasoi të gjithë të enjten duke njoftuar largimin e tij nga Los Blancos, pak ditë pasi fitoi për herë të tretë radhazi Ligën e Kampionëve.


Pas largimit të tij nga Reali shumë emra trajnerësh u përfolën si të mundshëm për ta zëvendësuar francezin, ku njëri ndër ta ishte Low.

Por, pakoja e trajnerëve të mundshëm për të marrë përsipër rolin e Zidanet në Real Madrid është bërë më e vogël.

jogi low

Kjo pasi Low, trajneri i ekipit kombëtar gjerman të futbollit, e përjashtoi veten nga garat të premten në mëngjes.

"Unë absolutisht e përjashtoj këtë mundësi", ka thënë Low në qytetin italian të Appianos ku Die Mannschaft po përgatitet për Kupën e Botës 2018.

"Për mua kjo nuk është një çështje, pasi unë jam tani në Kupën e Botës".

"Jam i sigurt se do të gjejnë një pasues të mirë për Zidanen", përfundoi trajneri gjerman. /Telegrafi/

telegrafi sport app