Mohamed Salah dhe Dejan Lovren duket se kanë raporte shumë të afërta me njëri-tjerin.

Kështu të paktën duket nga bisedat që kanë shkëmbyer në rrjetin social ‘WhatsApp’.


Dyshja e Liverpooli kishin zhvilluar një bisedë pas fitores 2-0 ndaj Manchester Unitedit në fundjavën që lamë pas.

1 193

Salah shënoi golin e dytë në kohën shtesë të derbit, për t’i marrë kështu tri pikë mjaftë të arta.

Në momentin që shënoi golin, Salah hoqi fanellën e tij, e që fiziku i tij dukej në formë të shkëlqyeshme, derisa për këtë shaka ka bërë Lovren.

2 86

Kroati ka shkëmbyer disa mesazhe me egjiptianin në rrjetin social, për t’i publikuar ato më pas në llogarinë e tij në Instagram.

Salah i dërgoi një fotografi Lovrenit duke i lënë mbishkrim: “E dërgova gabimisht”.

3 65

Derisa mbrojtësi ia ka kthyer atë në Instagram: Çfarë ka dashur autori të thotë me këtë? Që është i fort? Yndyra në trup? Muskujt? Gola? Mos e mendo ishte vetëm një ‘gabim’. Punë mirë djema”, ka shkruar ai më tej.

Kjo nuk është hera e parë që Salah i ka dërguar foto Lovrenit për muskujt, pasi në vazhdimësi e provokon atë me muskujt e tij të formësuar. /Telegrafi/

telegrafi sport app