Lothar Matheus e vlerëson yllin e Bayernit si kandidat për ta fituar Topin e Artë në të ardhmen

Michael Olise ishte pjesë e listës së të nominuarve për Topin e Artë 2025, por përfundoi në vendin e 30-të në garën për çmimin prestigjioz.
Megjithatë, legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthaus, është i bindur se ylli i Bayern Munich mund të bëhet një pretendent serioz për trofeun në vitet e ardhshme.
“Ai ka gjithçka që i duhet një futbollisti të madh. Nuk shoh kufizime tek ai. Shembulli i Ousmane Dembele tregon se edhe një sulmues anësor mund të bëhet lojtari më i mirë në botë".

"Gjithçka varet nga suksesi i ekipit, veçanërisht në Ligën e Kampionëve, por po, besoj se Olise mund ta arrijë këtë”, u shpreh Mattheus për Sport Bild.
Olise ka nisur fuqishëm sezonin 2025/26: në shtatë ndeshje zyrtare me Bayernin, francezi ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar tre asiste, duke konfirmuar formën e tij të shkëlqyer. /Telegrafi/




















































