LAJMI I FUNDIT:

Lotë dhe emocione, djali takon për herë të parë pas 53 vitesh nënën e tij biologjike

Lotë dhe emocione, djali takon për herë të parë pas 53 vitesh nënën e tij biologjike

Në programin “Dua të të bëj të lumtur” është shpalosur një nga historitë ndoshta më prekëset që janë trajtuar ndonjëherë nga ky emision.

Ishte historia e një burri që kërkonte nënën e tij biologjike e cila e kishte braktisur para 53-vitesh.

Petriti kishte kohë që dëshironte të gjente nënën e tij, madje i ishte drejtuar edhe emisioneve të tjera televizive, por fatkeqësisht nuk i’a kishte dalë dot mbanë


. Pas një pune kërkimore prej më shumë se një viti, gazetarët e redaksisë e kishin gjetur nënën biologjike të Petritit.

Në studio u tregua historia e jetës së tij dhe kalvarit i vuajtjeve që kishte kaluar në fëmijëri. Ai ishte birësuar që i vogël, nga dy prindër të cilët ishin tepër të mëdhenj në moshë. Deri këtu dukej sikur Petriti kishte gjetur ngrohtësinë e munguar, por fatkeqësisht gjatë kësaj periudhe i ati i Petritit kishte ndërruar jetë dhe nëna ishte detyruar të shkonte në azil.

Petriti tashmë kishte mbetur i vetëm dhe për mbi 7 vite kishte jetuar sa me një vend në tjetrin, në kushte tepër të vështira.

Nëna biologjike e Petritit e kishte pranuar ftesën për të ardhur në studio dhe pranoi që ai ishte djali i saj. Zonja Farije, nëna biologjike, rrëfeu historinë e jetës dhe tregoi që ishte detyruar që ta braktiste Petritin. “Më dhunonte ish-bashkëshorti dhe ai nuk e donte fëmijën, për këtë arsye u detyrova ta lë Petritin në spital.”

Nga ana tjetër Petriti tepër i emocionuar dhe me lot në sy u shpreh: “Nuk dua të të gjykoj, nuk dua të të kërkoj llogari për asgjë. Dua vetëm të të falënderoj që më dhe jetë dhe dua të të njoh! Faleminderit!”.

Pas 53-vitesh Petriti takoi më në fund nënën e tij biologjike, Farijen në studion e programit “Dua të të bëj të lumtur”.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Kalo në kategori