LAJMI I FUNDIT:

Lot në Madrid, gëzim në Londër – A do ta tregojë veten Ozil?

Lot në Madrid, gëzim në Londër – A do ta tregojë veten Ozil?

20 mijë tifozë të Real Madridit u shfaqën në Bernabeu të hënën për të parë prezantimin e galaktikut të ri, por nuk ishte vetëm emri i Gareth Bale ai që tifozët e brohoritën.

“Mos e shitni Ozilin” ishin thirrjet e mëdha në stadiumin e famshëm, që dukshëm e kanë vënë në një pozicion të papërshtatshëm presidentin Florentino Perez.

Dhe, kur pak orë më vonë mesfushori Mesut Ozil u shit për 50 milionë euro te Arsenali, lotët dhe britmat në Madrid ishin të pashmangshme.

Telegrafi kishte realizuar një transmetim epik ‘live’ në ditën e fundit të afatit kalimtar, ku vazhdimisht kemi raportuar në bashkëpunim me kolegët nga Anglia rreth çështjes Ozil si një transfer i kompletuar edhe disa orë para zyrtarizimit nga klubet. Ne ishim aq të sigurtë, sa që na kritikuan për mos trasparencë. Madje edhe tifozët shqiptarë të Real Madridit e kritikuan këtë, duke mos besuar se një lojtar i kalibrit të Ozilit mund të shitej.


Ylli i Real Madridit Cristiano Ronaldo u shpreh i hidhëruar për largimin e gjermanit, përderisa Sergio Ramos publikoi një fotografi të tij me fanellën e fundit të cilën e ka bartur ish-bashkëlojtari i tij, duke e quajtur atë si humbje të ‘mbretit të asistit’. Edhe një sondazh në sportiven madrilene AS zbuloi se 66 për qind e madrilenëve e kundërshtuan transferin e tij.

Dhe, hidhërimi i tifozëve të Real Madridit dhe lojtarëve është lehtë i kuptueshëm për ne. Në pesë sezonet e kaluara, 24 vjeçari Ozil arriti të ketë më shumë asistime dhe krijoi më shumë raste se cili do lojtar tjetër nga top pesë kampionatet evropiane.

Po ashtu, edhe në krahasim direkt me Balen, Ozil del të jetë më i miri në pothuajse secilën kategori. Përderisa faktor ndikues mund të jetë niveli më i lartë i Real Madridit si klub, gjermani po ashtu është superior ndaj Bales edhe në saktësinë e goditjeve, ashtu sikurse në kompletim të pasimeve, harkimeve dhe driblimeve.

Lojtari

Asistime

Lojtari

Rastet e krijuara (me asistime)

1

Mesut Ozil

72

Mesut Ozil

492

2

Lionel Messi

68

Juan Mata

429

3

Xavi

56

Xavi

424

4

Cesc Fabregas

55

Nene

403

5

Juan Mata

54

Francesco Totti

398

6

Dani Alves

51

Mathieu Valbuena

396

7

Franck Ribery

51

Frank Lampard

390

8

Cristiano Ronaldo

47

David Silva

383

9

Antonio Cassano

46

Diego

382

1

Eden Hazard

46

Leighton Baines

378

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, e përshkroi vendimin e Real Madridit për të shitur lojtarin si humbje të pakompensueshme.“Sa herë që flas me tifiozët e Barcelonës se cilin lojtar rival do të kishin pasur dëshirë ta kenë në ekip, ai që do t’i përshtatej më shumë stilit të ekipit, ata gjithmonë e përmendin Ozilin”, thotë eksperti spanjoll i futbollit, John Carlin.

“Ai ka një mentalitet të futbollit të shpejtë dhe është tejet i shkathtë. Ai është një prej atyre lojtarëve që ka nevojë për më pak kohë se sa lojtarët tjerë. Prekja e tij e jashtëzakonshme e topit i jep atij atë fraksionin e sekondit për të ngritur kokën dhe për të parë hapësirat, e për të dërguar topin në zonë për një golashënues”.

Carlin, i cili shkroi një libër për Rela Madridin gjatë kohës së David Beckhamit në klub dhe i cili ka kolumnen e tij javore në të përditshmen spanjolle El Pais, beson se sqarimi për shitjen e Ozilit qëndron më pak te planet taktike të Carlo Ancelottit dhe më shumë te natyra impulsive e Florentino Perezit.


Krahasimi Ozil vs Bale në kampionate (nga viti 2010)

Bale

Ozil

Paraqitje

99

105

Minuta

8592

7324

Goditje në portë

142

43

Gola

37

19

Pasime

3443

4334

(%) e kompletimit

79.15%

85.65%

Rastet e krijuara

212

323

Asistime

15

47

Driblime

479

254

(%) e kompletimit

38.83%

46.85%

Krosime

717

496

(%) e kompletimit

23.43%

28.83%


“Perez është ekstremisht kapriçioz (tekanjoz). Një lakmues i grumbullimit të gjërave të bukura. Ju mund t’i jepni atij të gjitha pikturat e Picassos dhe Dalit, por ai do të dëshironte t’i blente ato të Mirosit”.

“Ai e ka atë dëshirën për të qenë fitues. Dhe kështu, kur Isco doli në treg, Real Madridi nuk ka pasur nevojë për të, por ai është i bukur dhe Perez e ka ditur se nëse Reali nuk e blen atë, dikush tjetër do ta blente”.

“Kur është blerë Isco, ishte e ditur se Ancelotti do të ketë presion që Isco të luajë më shumë edhe pse Ozil është pak a shumë ai produkti final që Reali e ka bërë këtyre viteve. Kur e fusni Balen dhe Modricin në mesfushë, atëherë duhet që t’i shtoni edhe diçka, sepse përndryshe do t’iu del problem”, thotë Carlin.

Kjo ‘diçka’ që duhej t’i shtohej mesfushës ishte Ozil, djali i emigrantëve turq, i cili u rrit në Gelsenkirchen dhe karrierën e filloi si fëmijë në fusha të këqija për të huajt (auslanderë) në Gjermani.

Si produkt i akademisë së Schalkes, Ozil kaloi te Werder Bremeni në janar të vitit 2008 në moshën 19-të vjeçare dhe ndihmoi klubin që të arrinte finalen e Kupës UEFA.

Ozil nuk e tërhoqi tani vëmendjen e klubeve angleze, ai këtë e bëri shumë kohë më parë kur ai ishte njeriu kryesor në kampionatin evropian U-21 në vitin 2009, e ku e shkatërroi Anglinë me shokët e tij me rezultat 4-0.

“Edhe në moshën 17 vjeçare, Ozil arriti që t’i mahnitë skautët evropianë, por në atë turne ishte shpërthimi i tij. Ai ishte absolutisht fantastik dhe arriti që të hyjë në ndërgjegjen e njerëzve. Ai ishte pjesë e një gjenerate shumë të mirë të lojarëve të rinj gjermanë, që shpejt hynë në përbërjen e parë të kombëtares”, rikujton Tor-Kristian Karlsen, i cili kaloi 15 vjet duke punuar si skaut i disa klubeve të mëdha evropiane si Bayer Leverkusen dhe Zenit St. Petersburg.

Ozil ishte sukses i madh në nivelin e kombëtareve, pasi shkëlqeu edhe në fitoren e famshme ndaj Argjentinës me rezultat 4-0 në Botërorin e vitit 2010, duke ia siguruar vetes vendin në formacionin e Botërorit nga UEFA dhe duke nxitur që Reali ta transferonte atë.

Kur nuk po arrinte që ta vinte para golit Ronaldon apo t’i ndihmonte Realit të fitonte titullin në sezonin 2011-2012, Ozil jetoi shumë jetë të qetë jashtë fushe, duke iu shmangur rrethit të të famshmëve të Realit që dilnin nëpër media dhe kërkonin vëmendje.

Si musliman i devotshoëm, Ozil lutet para ndeshjeve dhe e agjëron Ramazanin, gjithmonë sipas mundësive të tij të lejuara nga ana profesionale.

Te Arsenali, Ozil do t’i bashkohet kolegëve të kombëtares, Per Mertesackerit dhe Lukas Podolskit, ashtu sikurse një menaxheri që flet gjermanisht dhe e theu rekordin e klubit për ta transferuar atë.

Ozil thotë se besimi i treguar për të nga Arsene Wenger e bindi atë që të kalonte dhe sipas Carlin, atmosfera në Emirates është ideale që do t’i përshtatej një lojtari që dëshiron të ndihet i kërkuar.

“Nëse ekziston një dyshim për të, atëherë është fuqia e tij mentale në ndeshjet vendimtare. Ai di të dalë nga kontrolli”.

“Ai ka nevojë për shumë dashuri nga menaxheri. Ai është një lule e bukur, që është pak e brishtë, por nëse kujdesesh për të, ajo do të arrijë të lëshojë aromë të këndshme”, shprehet Carlin.

Transferimi i Ozilit nxiti reagime të shumta nga lojtarët dhe tifozët e Arsenalit. Podolski, Santi Cazorla, Jack Wilshere dhe Aaron Ramsey, të gjithë kanë shfrytëzuar Twitterin për të uruar në mënyrë emocionale kolegun e ri, teksa shitja e fanellave në dyqanin online të klubit janë rritur 12 herë më shumë se zakonisht.

Karlsen, i cili u largua kohë më parë nga posti i shefit ekzekutiv të Monacos, beson se Ozil është një lojtar që do t’i përshtatet londinezëve. Por, ai është i brengosur nga pritja e tepruar prej tij, që edhe një lojtar me urinë e Ozilit do të vuante t’i përmbushë.

“Loja e Ozilit është e tëra për finesë, intuicion dhe kreativitet, kështu që stili i Arsenalit atij i përshtatet tepër”.

“Por, ne duhet që t’i japim atij kohë, sepse futbolli anglez është më ndryshe nga ai që ai është mësuar. Lojtarët janë më agresivë në Angli dhe do të kërkojnë t’ia mohojnë atij hapësirën që ai u mësua ta kishte në Spanjë”.

“Ai është një prej top mesfushorëve ofensivë që iu bashkuan klubeve të Ligës Premier gjatë afatit kalitmar të janarit, duke përfshirë edhe Willianin e Chelseat, Stevan Jovetici Manchester Cityt dhe Erik Lamela i cili kaloi te Tottenhami. Vetëm koha do të tregojë nëse Ozili do ta dëshmojë veten nëse është më i miri nga ky lëmsh i lojtarëve”, përfundoi ai.

I vajtuar në Madrid, por tashmë i adhuruar te Arsenali – Ozil sigurisht se ka shumë për të përjetuar te klubi i ri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit

Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit

Liga e Kampionëve
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier

Premier League
I

I "uritur" për më shumë minuta - Arda Guler pajtohet t'i bashkohet gjigantit evropian këtë muaj

Serie A
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

"Vjedhja e sezonit" - si iu mohua Benficas penalltia sekonda para se Raphinha ta shënonte golin e fitores

Liga e Kampionëve

"Favoriti sekret" i Ballakut për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon - do ta trondiste botën e futbollit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori