LAJMI I FUNDIT:

Lot gëzimi – biznesmeni nga Kosova, Shaqir Palushi, i dhuron një shtëpi familjes shqiptare ‘live’ në emision

Lot gëzimi – biznesmeni nga Kosova, Shaqir Palushi, i dhuron një shtëpi familjes shqiptare ‘live’ në emision

Pronari i kompanisë “Golden Eagle” nga Kosova është treguar edhe njëherë zemërgjerë.

Shaqiri Palushi, live në emisionin ”Dua të të bëj të Lumtur ” në Top Channel ka dhuruar një shtëpi për një familje skamnore në Shqipëri, shkruan AlbanienShow

Antoneta kur kishte qenë e re ishte martuar me mblesëri me dikë që e kishte takuar vetëm një herë.


Vështirësitë ekonomike e kishin shtyrë bashkëshortin e saj që të emigronte në Greqi dhe pikërisht në këtë moment kishin nisur problemet në familjen e tyre. Ai nuk ishte kujdesur për Antonetën dhe vajzat, madje shpeshherë i keqtrajtonte ato.

Kjo si pasojë e varfërisë ekstreme dhe problemeve që bashkëshorti i saj kishte me alkoolin.

E rrethuar nga varfëria dhe problemet e vazhdueshme, Antoneta kishte vendosur që të divorcohej. Pas divorcit ajo nuk kishte pasur mundësinë që të kujdesej për vajzat, prandaj dy prej tyre i kishte dërguar në jetimore. Ishte pikërisht kjo arsyeja pse ajo i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur”.

“Jeni gjithçka për mua dhe dua t’ju kërkoj shumë po shumë falje që ju kam dërguar në jetimore”, u shpreh Antoneta.

Në fund programi “Dua të të bëj të lumtur” i krijoi mundësinë Antonetës që të jetonte me vajzat e saj duke i dhuruar një shtëpi.

Kjo dhuratë u mundësua nga kompania “Golden Eagle”, me pronar Shaqir Palushin, e cila ka nisur një fushatë bamirësie në Shqipëri dhe Kosovë për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

Shikojeni videon në këtë link >

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Kalo në kategori