Nuk ndodh shpesh që një tifoz i Lazios t'i urojë suksese skuadrës rivale Romës, por sot një gjë e tillë ka ndodhur.

Kapiteni legjendar i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana ka tërhequr goglat në shortin e ndeshjeve çerekfinale në Ligën e Evropës.


Përderisa ndeshja finale do të zhvillohet në 'Air Albania' në Tiranë, Cana është pyetur se cila skuadër shpreson që të luaj në finalen e madhe.

lamelacanagetty e1369589004583

38-vjeçari qëndroi te Lazio për katër vite dhe çuditërisht ai tha se uron që Roma të shkojë në finalen e madhe të Ligës së Konferencës.

“Roma është një ndër favoritët kryesor për ta fituar kompeticionin. Edhe pse unë jam lazial, uroj që ata të shkojnë në finalen e Tiranës”, deklaroi Cana gjatë hedhjes së shortit.

Konference Liga 1 1

Roma në çerekfinale do të përballet me skuadrën norvegjeze Bodo/Glimt, ndërsa nëse shkon në gjysmëfinale luan me fituesin e duelit Leicester City - PSV Eindhoven.

Mbetet të shihet nëse dëshira e Canës do të bëhet realitet dhe se Roma do të shkoj në finalen e madhe të Tiranës, por Cana do të ketë probleme me tifozët e Lazios që sigurisht nuk e kanë pritur mirë deklaratën e tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app