Loriana mposhtet në gjysmëfinale, lufton për medaljen e bronztë

Loriana Kuka nuk ka arritur të kalojë në finalen e Grand Slamit të Abu Dhabit.
Xhudistja kosovare është mposhtur në gjysmëfinale nga sllovenia Klara Apotekar.
Tani Loriana do të ketë mundësi që të fitojë medaljen e bronztë në këtë Grand Slam.
Loriana do të përballet për medaljen e bronztë me xhudistën franceze Madeleine Malonga.
Njoftimi i plotë nga KOK:Loriana Kuka do të luftojë për medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe. Xhudistja jonë (-78 kg) fitoi tri luftëra, ndërsa u mund në gjysmëfinale nga Klara Apotekar e Sllovenisë. I urojmë fat dhe suksese medalistes së bronztë botërore në luftën për të bronztën ndaj francezes, Madeleine Malonga. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
26/10/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































