Lori Hoxha vazhdon "lojën" me Ermal Mamaqin, ajo i vendos kusht për të kaluar në TCH (Foto)

Ditëlindja e biznesmenit Samir Mane ka mbledhur së bashku në Stamboll emrat më të njohur të botës së biznesit dhe medias.
Ndër shumë momente interesante që të ftuarit i kanë ndarë edhe me ndjekësit e tyre në rrjetët sociale është edhe komunikimi i këndshëm që Ermal Mamaqi bën me Lori Hoxhën.
Moderatori i njohur është shfaqur në një foto me motrat Lori e Sara Hoxha si dhe nënën e tyre, zonjën Vjollca Hoxha.
Në foton e postuar, moderatori shkruan: “2 vjet që i lutem Lori Hoxhës të vijë në një intervistë tek Xingu. Nuk e lë mami”.
Dhe, nuk ka vonuar shumë përgjigja “pikante” e Lorit në komentet që vijojnë më poshtë.
“Kur të vish prapë te Topi e bën një përjashtim”, thotë Lori.
Ermali dhe Lori janë prej personazheve të dashura shqiptare, ku një bashkëpunim i tyre pa dyshim se do pëlqehej. /TCH/Telegrafi/

































































