Reperja e popullarizuar shqiptare, Loredana Zefi, tashmë shquhet për jetën luksoze që bën.

Ajo posedon një sërë veturash të shtrenjta dhe duket se një të tillë e ka bërë edhe së fundmi.


Përmes disa postimeve që ka publikuar në rrjete sociale, 25 vjeçarja njofton se ka blerë një tjetër makinë të markës ‘Mercedes’.

209439217 992898211541587 332773779897205783 n Loredana Zefi (Foto: Instagram)

Në bazë të pamjeve, ‘G 63’ është vetura e re e Lorit njëherësh seria me e fuqishme e ‘G Class’.

Në një tjetër imazh të ndarë brenda veturës shfaqet emri i vajzës së artistes ‘Hana’ dhe data e muaji i lindjes.

207009729 356149716099868 4516021778850734096 n Loredana Zefi (Foto: Instagram)

Kjo blerje e Zefit vjen në bazë të përfitimeve të mëdha që ka arritur falë muzikës e projekteve të suksesshme.

E njëjta këtë kohë ka qenë duke e shijuar në masë të madhe me partnerin e saj, reperin Mozzik. /Telegrafi/

208430942 427770854906700 8893682498955513126 n Loredana Zefi (Foto: Instagram)