Lidhja e Loredanës me futbollistin e Borussia Dortmund, Karim Adeyemi ka qenë ndër më të komentuarat në shtypin rozë.

Prej kur konfirmuan lidhjen e tyre gati një vit më parë, dyshja kanë qenë të pandashëm duke publikuar imazhe të shumta në rrjetet sociale.


Por tani lindin dyshimet se çifti mund të kenë shkuar një hap më tutje me lidhjen e tyre, kjo për shkak të një detaji në një fotografi të Loredanës.

Në dorën e saj u pikas një unazë që dukej si një unazë fejese.

loredana

Megjithatë, një fejesë e mundshme mes këngëtares dhe sulmuesit të Dortmundit nuk është konfirmuar nga asnjëra palë.

Sidoqoftë, detajet mund të bëhen të ditura gjatë ditëve në vijim. /Telegrafi/

Snapinsta.app 347583976 18312557587102216 6042160527105468462 n 1080 Foto: Loredana dhe Karim Adeyemi / Instagram