Lopez len anash karrierën muzikore

Krijuesja e hitit “Jenny From The Block”, e cila ёshtё afёr tё mbushё 10 vjet tё karrierës muzikore, raportohet se dëshiron tё krijojё njё “distancё profesionale” nga burri i saj, kёngёtari Marc Anthony.
“Jennifer nuk ka qenё nё gjendje tё ndërtojё njё sukses muzikor derisa ka qenё me Marc. Pavarёsisht sa mundohet, ajo nuk mund tё rikthehet dhe tё jetё ajo qё ishte. Ato ditё kanё kaluar dhe kjo nuk ёshtё ajo qё dёshirojnё Jen dhe Marc”, thotë njё burim.
“Tё ketë njё sukses tjetër nё film ose tё qëndrojё prapa njё shou tё mrekullueshëm, do tё ishte mё mirё pёr karrierat e tё dyve”, shton burimi.
Lopez, 39-vjeçare, sё fundi ka nënshkruar pёr tё qenё producente e serisё televizive tё Fox, “Rebel”, telenovelës sё famshme argjentinase pёr njё grup muzikor tё tinejxherëve.




























































