LAJMI I FUNDIT:

Lopetegui ka frikë nga Shqipëria: Kanë mposhtur kampionët e Evropës

Lopetegui ka frikë nga Shqipëria: Kanë mposhtur kampionët e Evropës

Trajneri i Spanjës, Julen Lopetegui, ka folur në programin radiofonik “El Larguero de la SER” në Spanjë duke analizuar mes të tjerave dhe takimin e ardhshëm të kualifikueseve, atë ndaj Shqipërisë në Shkodër.

Ai ka thënë se nuk po mendon për barazimin ndaj Italisë por vetëm për Shqipërinë.

“Më shumë se për barazimin me Italinë, tani po mendojmë për Shqipërinë. Duke qenë se ndeshja është shumë afër dhe pritshmëritë janë të mëdha, jemi 100% të fokusuar te përballja me shqiptarët”.


Tutje tekniku spanjoll tha se nuk e ka në mendje ende një formacion për Shqipërinë.

“Ju siguroj që nuk po ndaj minuta te të gjithë futbollistët që mos mërzitet ndonjëri. Në ndeshjet zyrtare aktivizoj lojtarët më të përshtatshëm. Për shembull, për Shqipërinë nuk kam asgjë të qartë se kë do të aktivizoj, sepse do të shoh gjendjen e lojtarëve në stërvitje”, vazhdoi spanjolli.

Ish-trajneri i Portos ka vlerësuar lartë Shqipërinë duke thënë se janë rritur shumë dhe duke i përmendur fitoret ndaj Portugalisë dhe Francës.

“Më shqetëson gjithçka. Është një nga ekipet që është rritur më shumë. Kanë mposhtur kampionët e Evropës dhe Francën. Tani luajnë për llogari të tyre në ndeshjet ndaj të mëdhenjve dhe kanë mbështetjen e një shteti të tërë nga pas. Fusha nuk do të jetë në gjendje të mirë sepse ka rënë shumë shi”, përfundoi Lopetegui. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lista e Kosovës për ndeshjet e tetorit pëson ndryshime - Foda ndryshon pozicionin e dy mesfushorëve

Lista e Kosovës për ndeshjet e tetorit pëson ndryshime - Foda ndryshon pozicionin e dy mesfushorëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Kërkesa iu refuzua nga Liga Premier: Guardiola mbetet i shokuar nga vendimi

Kërkesa iu refuzua nga Liga Premier: Guardiola mbetet i shokuar nga vendimi

Premier League
Mourinho afër rikthimit në Ligën Premier?

Mourinho afër rikthimit në Ligën Premier?

Premier League
Ish-menaxheri i Schumacher: Ndoshta nuk do ta shoh më kurrë Michaelin

Ish-menaxheri i Schumacher: Ndoshta nuk do ta shoh më kurrë Michaelin

Formula 1
Evra paralajmëron Deschampsin: Reali nuk është PSG, nuk mund të rrezikosh kështu

Evra paralajmëron Deschampsin: Reali nuk është PSG, nuk mund të rrezikosh kështu

Përfaqësueset
Zhegrova, Muslija dhe Muric dalin me reagim të përbashkët pas rikthimit te Kosova

Zhegrova, Muslija dhe Muric dalin me reagim të përbashkët pas rikthimit te Kosova

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori