Lojtari i Real Madridit i thotë Alonsos se 'dëshiron të largohet' pas zhgënjimit në Botërorin për Klube

Një tjetër lojtar i Real Madridit ka kërkuar largimin menjëherë pas Kupës së Botës për Klube.
Alvaro Rodriguez, 20-vjeçar, i cili sezonin e fundit ishte në huazim te Getafe, nuk u përfshi në skuadrën e Realit për turneun dhe as në fazën përgatitore para sezonit të ri.
Ai e ka bërë të qartë se dëshiron të largohet për të gjetur minuta.
Rodriguez, i cili ka shënuar tre gola në 26 ndeshje me Getafen, e ka pranuar vendimin e trajnerit Xabi Alonso për t’i besuar Gonzalo Garcias në Kupën e Botës për Klube, por thekson se nuk mund të pres më gjatë për një shans në ekipin e parë.
“Jam 20 vjeç. Mendoj se duhet të largohem. Nuk mund të pres më gjatë për ekipin e parë. Do të vazhdoj në rrugën time me qëllimin për t’u rikthyer", ka deklaruar Alvaro.
"Ëndrra ime është të luaj për Real Madridin dhe do të luftoj për ta arritur këtë, por për ta bërë këtë duhet të largohem më parë".
"Mund të kisha shkuar në Kupën e Botës për Klube, por e kuptoj pse ia dhanë Gonzalos këtë mundësi”, shtoi më tej Rodriguez. /Telegrafi/




















































