Lojtarët kërkojnë rikthimin e Van Gaal në krye të Përfaqësueses së Holandës

Kanë kaluar gati tre vite nga gjysmëfinalja ndaj Argjentinës në Botërorin e Brazilit, por për futbollin holandez duket sikur ka kaluar një jetë e tërë që nga ajo periudhë.
Shkarkimi i trajnerit Danny Blind vetëm pak orë nga miqësorja me Italinë, është vetëm kapitulli i fundit i një dështimi total. Që pas largimit të Louis Van Gaal, zhgënjimet kanë qenë të njëpasnjëshme për tifozët e përfaqësues portokalli, fillimisht me Guus Hiddink në stol dhe më pas me ish mbrojtësin e Ajaxit, Danny Blind.
UEFA rriti nga 16 në 24 numrin e skuadrave që morën pjesë në Evropianin Francë 2016-të, por pavarësisht kësaj Holanda dështoi të kualifikohej në këtë kompeticion ndërsa tashmë rrezikon të mbetet jashtë një tjetër evenimenti madhor siç është Botërori Rusi 2018. Ndaj Italisë në stol do të jetë trajneri i 21-vjeçarëve, Fred Grim, por ky i fundit është vetëm një trajner i përkohshëm sepse për ti besuar stolin e tulipanëve drejtuesit e federatës holandeze të futbollit janë vendosur në kërkim të një emri të njohur, transmeton SS.
Tre janë alternativat, rikthimi i Louis Van Gaal por edhe emërimi i një prej dy ish lojtarëve të kësaj kombëtareje siç janë Frank De Boer dhe Clarence Seedorf.
Emri i parë në listë është padiskutim ai i Van Gaal i cili pas largimit nga Manchester United mendoi tërheqjen nga futbolli, por më pas bëri të ditur se thjeshtë do të qëndronte një vit pushim.
Me kombëtaren holandeze, Van Gaal ka arritur rezultate fantastike dhe një pjesë e mirë e lojtarëve kërkojnë rikthimin e tij. Mbetet për tu parë se çfarë do të vendosë 65-vjeçari nga Amsterdami por në rast të një jo-je nga Van Gaal do të rriteshin shanset e njërit mes De Boer dhe Seedorf për të marrë drejtimin e Holandës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit